Author Topic: Ushtrime pėr mėngjes  (Read 328 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

LoveR

  • Administrator
  • *****
  • Posts: 2612
  • Pikėt: +15/-0
  • Gender: Male
  • Ndjenja
  • Location: Afėr Teje
    • Ndjenja
Ushtrime pėr mėngjes
« on: November 15, 2012, 09:42:01 am »
Miti se sa mė shumė tė bėsh ushtrime, ėshtė mė mirė, nuk qėndron. Pėrkundrazi, pėrqendrohuni nė kualitetin e ushtrimeve, jo nė gjatėsinė e tyre, thonė ekspertėt, tė cilėt trajnojnė yjet botėrore.
Ekspertėt kanė zbuluar se femrat tė cilat ushtrojnė mė pak (rreth 15 minuta) kanė pothuajse dyfish shanse tė qėndrojnė nė planin e tyre tė ushtrimeve nga ato tė cilat ushtrojnė orė tė tėra. Ato njėkohėsisht kanė krijuar mė shumė muskuj tė lėmuar dhe kanė humbur sasi tė njėjtė tė yndyrave trupore sesa ato tė cilat ushtrojnė edhe mė shumė se njė orė.

Pra, kėtė herė vendosni tė ushtroni mė pak dhe fillojani ushtrimeve tė cilat i kanė krijuar ekspertėt pėr ju. Nga 15 minuta, sapo tė jeni ngritur nga shtrati, derisa jeni akoma tė veshura me pizhame, bėni ushtrime tri herė nė javė dhe pėr afro gjashtė javė barku, ijėt dhe kėrdhokullat do t’ju jenė mė tė forta.

1. Ushtrimi i shputave – pėr barkun dhe kėrdhokullat



Pėr kėtė ushtrim nuk duhet tė ngriheni nga shtrati. Shtrijuni nė shpinė, gjunjėt tė ndarė nė distancėn e krahėve dhe afėr gjoksit, thembrat tė bashkuara, gishtat tė shtrirė nė formėn e shkronjės V. Duart vendosni pas kokės, ndėrsa kėrthizėn tėrhiqeni nė drejtim tė boshtit kurrizor. Ngrijeni kokėn, merrni frymė dhe largoni kėmbėt nga vetja nė 45 shkallė, siē shihet nė fotografinė e parė. Qėndroni shkurt nė kėtė pozitė. Nxirreni frymėn dhe kthejini kėmbėt nė pozitėn fillestare. Paramendojeni se jeni duke bėrė rezistencė mbi spirale tė ngjitur nė mur para jush. Pėrsėriteni kėtė ushtrim 5 deri nė 8 herė.

2. Frymėmarrje – pėr duar, barkė dhe vithe



Shtrijuni me shpinė nė dysheme, gjunjėt mbajini lakuar, ndėrsa shputat nė dysheme, tė ndara nė distancė tė ijėve. Shtrini duart nė drejtim tė tavanit. Shuplakat kthejini nga ju. Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor, merrni frymė dhe shtrėngoni duart nė dysheme, ndėrsa njėkohėsisht ngrini kėrdhokullat. Qėndroni nė kėtė pozitė derisa tė numėroni deri nė numrin 5, shtrėngoni vithet, mbani tė shtrėnguar muskujt e barkut dhe shtyni shpinėn pėr dysheme. Nxirreni frymėn dhe ngadalė kthehuni nė pozitėn fillestare, derisa njėkohėsisht ulni unazė pas unaze tė boshtit kurrizor nė dysheme. Kėtė ushtrim pėrsėriteni 3 deri nė 5 herė.

3. Shtrirja e kėmbėve – pėr bark, ije, kėrdhokulla dhe vithe



Shtrijuni nė shpinė, gjunjėt te gjoksi. Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor dhe ngrijeni kokėn nga dyshemeja. Merrni frymė, ngrijeni kėmbėn e majtė lart, me duar kapeni kėmbėn nėn gju dhe njėkohėsisht shtrijeni kėmbėn e djathtė (sa mė afėr dyshemesė, por nuk bėn assesi tė prekė dyshemenė). Derisa tė numėroni deri nė numrin 2, tėrhiqeni kėmbėn e majtė nga vetja, nxirreni frymėn dhe shpejt ndėrrojeni kėmbėn duke e shtrirė njėsoj kėmbėn e djathtė (kokėn mos e ulni). Menjėherė pėrsėriteni, nė mėnyrė qė secilėn kėmbė ta ngrini nga 10 herė.

4. Lundrimi – pėr krahė, duar, bark, shpinė dhe kėrdhokulla



Uluni nė dysheme dhe mbajeni shpinėn drejt. Kėmbėt tė jenė tė shtrira, tabanėt tė larguar nė formė tė shkronjės V, thembrat tė bashkuara, gishtat ngadalė tė larguar. Duart vendosni nė shuplaka, ndėrsa bėrrylat largojini anash, kurse shuplakat para gjoksit.
Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor, merrni frymė dhe ngadalė pėrkuleni boshtin kurrizor nė drejtim tė dyshemesė. Njėkohėsisht shtrėngojini vithet dhe kėrdhokullat pėr njėra-tjetrėn nė mėnyrė qė pjesa e poshtme e trupit tė mbetet e ankoruar nė dysheme. (uluni vetėm deri ku mund ta mbani ekuilibrin).
Nga kjo pozitė hapni duart anash, ndėrsa shuplakat kthejini prapa. Nxirreni frymėn dhe pėrkuluni mbi kėmbė derisa njėkohėsisht ēoni duart pas vetes, me mollėza prekeni dyshemenė. Duke e mbyllur pozitėn e pjesės sė epėrme tė trupit merrni frymė dhe rrotulloni duart nė drejtim tė gishtave tė kėmbėve. (Gjatė lėvizjes sė kėtillė kini kujdes qė krahėt tė mos ngrihen nė drejtim tė veshėve). Kthehuni nė pozitėn fillestare dhe pėrsėriten kėtė ushtrim 3 deri nė 5 herė.

5. Sharra – pėr krahė, duar dhe bark



Uluni nė dysheme me shpinė tė drejtuar. Kėmbėt tė jenė tė hapura mė shumė se distanca e ijėve. Shputat nė kėnd tė drejtė. Duart tė shtrira anash nė nivel tė krahėve, ndėrsa shuplakat nė dysheme. Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor, nxirreni frymėn dhe lakojuni nė bel, duke e shtrirė dorėn e majtė nė drejtim tė skajit tė jashtėm tė shputės sė kėmbės sė majtė derisa e ngrini dorėn e djathtė ashtu siē ėshtė nė fotografi.
Qė barkun ta mbani tė ngritur, paramendoni qė pėrreth belit kini tė lidhur litarin i cili ju tėrheq nga prapa. Dhe mos lejoni qė kėrdhokulla e djathtė tė ngrihet nga dyshemeja.) Kthehuni nė pozitėn fillestare dhe pėrsėriteni nė anėn tjetėr. Pėrsėriteni 4 herė nė secilėn anė.

6. Shtrirja e gjatė – pėr krahė, duar, pjesėn e poshtme tė barkut, pjesėn e brendshme tė kėrdhokullave, tejzave pas gjunjėve dhe pulpave tė kėmbėve



Qėndroni nė tė katra, duart nė dysheme nėn krahė, gishtat tė drejtuar pėrpara, tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor, shputat tė shtrėnguara nė atė mėnyrė qė tė jeni nė pozitėn e pompave (shtrėngojini vithet, barkun dhe pjesėn e brendshme tė kėrdhokullave, kėshtu qė trupi tė jetė nė linjė tė rrafshėt.) Merrni frymė dhe pėrkuluni pėrpara nė gishta, siē po e shihnin fotografi, pushoni, nxirreni frymėn dhe hidheni peshėn prapa duke shtrėnguar thembrat pėr dysheme. Pėrsėriteni 5 herė.

7. Ekspansioni i gjoksit – pėr shpinė, krahė dhe duar, si dhe pėr drejtimin e qėndrimit



Uluni me gjunjėt nė distancėn e ijėve. Shtrėngoni muskujt e vitheve, ndėrsa duart shtrini para vetes. Shuplakat nga dyshemeja, siē shihet nė fotografi. Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor, merrni frymė dhe shtrėngoni duart pas vetes (paramendoni se po veproni kundėr ndonjė rezistence). Njėkohėsisht ngadalė nxirreni gjoksin pėrpara ashtu qė tė ndieni njė shtrėngim tė butė.
Mbajeni frymėn, ngadalė kthejeni kokėn nė tė djathtė, nė mes, nė tė majtė dhe sėrish nė mes. Nxirreni frymėn dhe kthehuni nė pozitėn fillestare. Pėrsėriteni kėtė ushtrim 4 deri nė 6 herė.

8. Sirena – pėr duar dhe bark



Uluni nė kėrdhokullėn e djathtė, me gjunjė tė mbledhur pėr trupi nė anėn e majtė. Mbajini nyejt e kėmbėve me dorėn e djathtė. Nxirreni frymėn dhe shtrijeni dorėn e djathtė mbi veshė. Nxirreni frymėn dhe shtrijuni nė anėn e majtė duke provuar ta prekni veshin e majtė mbi kokė dhe anash kokės.
Merrni frymė dhe kthehuni nė pozitėn fillestare. Vendoseni dorėn e djathtė nė dysheme, lėshoni nyejt dhe dorėn e majtė shtrėngojeni mbi kokė duke rrėshqitur me dorėn e djathtė pėrpara nėpėr dysheme. Pėrsėriteni kėtė ushtrim 3 deri nė 5 herė dhe ndėrroni anėt.

9. Topi – pėr muskujt e barkut



Uluni nė dysheme me gjunjė tė mbledhur pėr trupi. Pėrqafoni gjunjėt, ngrini shputat pak mbi dysheme, duke balancuar vithet. Mjekrėn lėshojeni nė gjoks. Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor, merrni frymė dhe pėrkuluni nga prapa, duke u lėkundur deri te shpatullat. Nxirreni frymėn dhe menjėherė kthehuni duke u lėkundur nė pozitėn fillestare. Njėkohėsisht por mė fuqishėm shtrėngoni muskujt. Pėrsėriteni kėtė ushtrim 8 deri nė 10 herė.

10. Qėndrimi nė kėmbė – pėr kėrdhokulla dhe vithe



Qėndroni, kėmbėt tė jenė tė mbledhura, thembrat afėr njėra-tjetrės, gishtat pak tė larguar. Ngrini dorėn e majtė, krahu tė jetė nė drejtim tė jashtėm, shuplaka nė drejtim tė trupit. Me dorėn e djathtė kapuni pėr ndonjė pjesė tė fortė tė mobilieve pėr tė mbajtur ekuilibrin. Tėrhiqeni kėrthizėn nė drejtim tė boshtit kurrizor dhe drejtohuni. Nxirreni frymėn derisa e ngrini kėmbėn e majtė pak para vetes, gishtat tė jenė tė shtrirė derisa tė numėroni deri nė 3. Qėndroni pak nė kėtė pozitė, nxirreni frymėn dhe derisa tė numėroni deri nė 3 kthehuni nė pozitėn fillestare. Pėrsėriteni 5 herė.
Tė njėjtėn teknikė e pėrdorni edhe kur e ngrini kėmbėn e majtė 5 herė anash. Kthehuni nė pozitėn fillestare, derisa tė numėroni deri nė 3 ngrijeni kėmbėn pas vetes, shputat tė jenė nė kėndin e drejtė. Kthehuni derisa tė numėroni deri nė 3 dhe pėrsėriteni 5 herė. Kaloni nė anėn tjetėr dhe pėrsėriteni.

/Telegrafi/
Nėse brenda teje ndjen se ke dashuri , nuk ke nevojė pėr asgjė tjetėr , por nėse nuk ke , nuk ka fare rėndėsi ēfarė tjetėr ke.

Share on Facebook Share on Twitter


 

Tė gjitha te drejtat e rezervuara nė www.Ndjenja.tk
Ēdo kopjim apo shpėrndarje e artikujve tė ndryshėm duhet tė bėhet duke cituar burimin.
Tė gjitha postimet nė kėtė Forum janė pronė e Anėtarit pėrkatės
.
NDJENJA FORUM | FACEBOOK | CHAT | BORDI DREJTUES | RREGULLORJA | PRIVATĖSIA DHE ANONIMITETI | NA KONTAKTONI