Author Topic: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE  (Read 1479 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

LoveR

  • Administrator
  • *****
  • Posts: 2612
  • Pikėt: +15/-0
  • Gender: Male
  • Ndjenja
  • Location: Afėr Teje
    • Ndjenja
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
« Reply #30 on: February 09, 2012, 10:29:00 am »
5. ACARIMI I MARRĖDHĖNIEVE TĖ SHQIPTARĖVE ME SUNDIMTARĖT OSMANĖ DHE QĖNDRESA NDAJ TYRE
(VITET 1850-1873)

Pasojat e Tanzimatit nė Shqipėri

Qėndresa kundėrosmane e popullsisė shqiptare, megjithėse nuk pati shtrirjen e kryengritjeve tė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm, nuk reshti as nė vitet 50-60 tė shek. XIX. Reformat qė sulltani shpalli me Dekretin perandorak (Hat-i Humajun) tė 18 shkurtit 1856, qė shėnoi fillimin e periudhės sė dytė tė Tanzimatit, nuk e pėrmirėsuan gjendjen e popullsisė shqiptare dhe si rrjedhim nuk zhdukėn truallin pėr shpėrthimin e kryengritjeve tė reja. Dekreti i ri ishte vazhdim i reformave tė Aktit tė Gjylhanesė (viti 1839), tė cilat nuk arritėn tė viheshin nė jetė. Ai shpalli pėrsėri barazinė e tė gjithė shtetasve osmanė, myslimanė e tė krishterė, sigurimin pėr tė gjithė, pa dallim feje, tė paprekshmėrisė sė personit, tė nderit e tė pasurisė; vendosi tė formonte gjyqe tė hapura, tė ndalonte konfiskimin e pasurisė sė tė paditurve; tė krijonte gjykata tė pėrziera, tė fuste tė krishterėt nė kėshillat administrative, nė shėrbimin shtetėror e nė shkolla ushtarake; shpalli barazinė e shtetasve nė pagesat e taksave, krijimin e buxhetit shtetėror, tė sistemit bankar etj.
Zbatimi i kėtyre reformave, tė deklaruara me kėrkesėn e Fuqive tė Mėdha, do tė sillte ndryshime nė jetėn politiko-shoqėrore tė Perandorisė Osmane duke e afruar sistemin e saj shtetėror me atė tė vendeve tė Evropės. Por kjo Perandori, qė mbeti nė thelb njė shtet me njė regjim absolutist e teokratik tė prapambetur dhe me njė ekonomi gjysmėfeudale, nuk ishte nė gjendje t'i vinte nė jetė ato. Pėrveē masave pėr riorganizimin e administrimit tė vendit dhe tė ushtrisė, reformat e tjera mbetėn nė letėr, ashtu si ato tė 1839-ės. Kėshtu, megjithėse parashikonin trajtimin e barabartė tė shtetasve, ato nuk sollėn ndonjė pėrmirėsim thelbėsor nė gjendjen e tyre, nuk siguruan barazinė e shpallur me bujė dhe nuk u dhanė tė drejtat mė elementare as shqiptarėve si komb, as edhe popujve tė tjerė joturq. Ndryshime u bėnė nė pėrmirėsimin e legjislacionit osman, qė filloi tė hartohej sipas shembullit tė atij francez, si edhe nė administrimin e vendit. Por ligjet e miratuara vijuan tė mos zbatoheshin, ndėrsa reforma nė administratė synonte tė forconte pushtetin e centralizuar osman mbi popujt e robėruar. Pėrveē kėsaj, zbatimi i reformave u shoqėrua, ashtu si nė vitet 30-40 me rritjen e taksave dhe me vendosjen e detyrimeve tė reja, qė rėndonin sidomos mbi fshatarėsinė dhe mbi vegjėlinė e qyteteve.
Rrjedhojat e reformave tė reja u ndjenė edhe nė Shqipėri. Prej mesit tė viteve 50 dhe nė vitet 60 u pėrforcua edhe mė tej administrata e re dhe masat e saj shtypėse nė trevat e ndryshme tė vendit. Ndarja e re administrative e vitit 1864 nė vilajete, si njėsi mė tė vogla se ato tė mėparshmet, e theksoi centralizimin e pushtetit osman. Nė krye tė nėndarjeve tė vilajeteve, tė sanxhakėve (prefekturave), tė kazave (nėnprefekturave) dhe tė nahijeve (komunave) qėndronin tani nėpunės civilė tė dėrguar nga qendra, nė shumicėn e rasteve turq. Centralizimi burokratik i administratės nuk zbutej edhe pse, pėr tė pėrmbushur premtimet e dekretit tė ri perandorak tė vitit 1856, Porta ishte e detyruar tė krijonte pranė organeve lokale kėshillat administrativė, tė cilėt mbetėn krejtėsisht formalė. Nė njė varg qytetesh qeveritarėt osmanė nuk i pranonin fare tė krishterėt nė mbledhjet e kėshillave administrativė.
Porta e Lartė u pėrpoq tė vinte nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė administratės sė re edhe krahinat malore tė Veriut. Si hallkė tė ndėrmjetme, nė fund tė viteve 50, Porta krijoi pranė valiut tė Shkodrės njė komision tė Xhibalit (Malėsisė), nė tė cilin u emėruan si anėtarė me rrogė pėrfaqėsues nga secili prej 26 bajrakėve tė vilajetit tė Shkodrės. Si anėtarė tė komisionit Porta caktoi edhe 26 bylykbashė nga paria feudale turkomane e Shkodrės, tė cilėt do tė shėrbenin si komisarė qeveritarė pėr bajrakėt. Me anė tė kėtij komisioni qeveria shpresonte tė kufizonte autonominė e zonave malore. Edhe pse veprimtaria e komisionit tė Xhibalit u pėrqendrua nė qytetin e Shkodrės dhe ēdo orvatje pėr ta zgjeruar atė hasi nė qėndresė tė armatosur, qeveritarėt osmanė bėnė presion tė vazhdueshėm mbi Malėsinė duke e ngushtuar pak nga pak autonominė e saj.
Synimi kryesor i administratės sė re turke ishte tė siguronte pagesėn e taksave dhe mbledhjen e rekrutėve nga tė gjitha krahinat. Pėr tė pėrballuar shpenzimet e mėdha qė kėrkonte mbajtja nė kėmbė e aparatit burokratik e ushtarak, pėr tė vėnė nė vend tė ardhurat fiskale tė pakėsuara me humbjet tokėsore qė kishte pėsuar dhe, mė nė fund, pėr tė paguar kamatat e huave ndėrkombėtare, Stambollit nuk i mbetej tjetėr rrugė veē asaj tė shtrėngimit tė darės sė taksave. Kėshtu, shuma e taksave tė nxjerra nga popullsia e Perandorisė, e cila mė 1850 kishte qenė 2,5 milionė lira ari, mė 1860 arriti nė katėr milionė dhe vijonte tė rritej. Ministria e Financave, nė caktimin e shumės sė taksave qė do tė nxirreshin nga popullsia, nuk nisej nga gjendja e numri i kontribuesve, por nga nevojat e veta. Shtoheshin llojet e taksave, por rritej sidomos shuma e kėrkuar. Veēanėrisht e dėmshme ishte mėnyra e nxjerrjes sė taksave me anėn e iltizamit. Me shitjen dhe rishitjen nė ankand tė sė drejtės sė mbledhjes sė taksave myltezimėve mė tė vegjėl, e dhjeta arrinte deri nė njė tė pestėn e prodhimit. Ajo vinte vazhdimisht duke u shtuar, pėr arsye se ēdo vit pėr ofertat e blerjes merrej zakonisht si pikėnisje maksimumi i arritur nė vitet e kaluara.
Taksa e vergjisė, qė paguhej pėr pasurinė e patundshme (shtėpi, kopshte, dyqane) dhe pėr disa kategori tė caktuara tė ardhurash, shtohej gjithashtu vazhdimisht. Mė 1863, nė sanxhakun e Ohrit, qė pėrfshinte edhe njė pjesė tė Shqipėrisė Juglindore, vergjia u shtua nė krahasim me vitin e mėparshėm nga 350 000 nė 420 000 groshė, domethėnė 20 pėr qind.
Taksa e veēantė qė paguanin tė krishterėt meshkuj prej 12 deri 60 vjeē pėr zėvendėsimin e shėrbimit ushtarak (bedel-i askerie) nė qytetin e Shkodrės u shtua nga 45 000 groshė qė ishte nė vitet 30, nė 100 000 mė 1856.
Pėr tė rritur tė ardhurat, Porta pėrqendroi nė duart e veta nė formė monopolesh shtetėrore tregtinė e njė vargu artikujsh tė pėrdorimit tė pėrditshėm, siē ishin kripa, plumbi, duhani, baruti dhe peshku, duke i ngarkuar ato me taksa tė veēanta.
Pėrveē taksave shtetėrore, popullsia e qyteteve paguante edhe njė varg taksash komunale, si taksėn e peshimit nė treg, taksėn policore etj. Mė nė fund rėndonte mbi gjithė meshkujt (prej 16 deri nė 60 vjeē), taksa e rrugės, detyrimi pėr katėr ditė pune angari nė vit bashkė me kafshėt e punės, detyrim qė kryhej edhe nė viset mė tė largėta.
Shtimi i tatimeve, ngarkimi i ēdo veprimtarie ekonomike me taksa tė reja etj., e ngritėn nė vitet 1850-1870 koston e jetesės nė mėnyrė shumė tė ndjeshme. Nė kėtė ndikoi edhe zhvleftėsimi i vazhdueshėm i monedhės turke, e cila ra deri nė 40-50 pėr qind tė vlerės sė saj, meqenėse qeveria nxirrte bankėnota (kamje) pa pasur mbulesėn e duhur nė ar.
Pjesa mė e madhe e shumave qė nxirreshin nga Shqipėria dhe nga provincat e tjera shkonin nė Stamboll pėr tė kėnaqur lakmitė e tepruara pėr tė holla tė sulltan Abdyl Azizit (1861-1876) dhe tė oborrtarėve tė tij. Por edhe kėrkesat pėr tė holla tė funksionarėve tė lartė tė Portės nė provinca nuk ishin tė pakta. Ata i kėnaqnin lakmitė me abuzime tė drejtpėrdrejta ose duke marrė pjesė si ortakė nė spekulime. Kėto abuzime nxiteshin edhe nga praktika e Portės, e cila me qėllim i ndėrronte shpesh funksionarėt e saj nė provinca, sepse caktimi nė funksionet e larta bėhej me anė "peshqeshesh" nė tė holla pėr sulltanin. Qeveritarit tė njė province, zakonisht, nuk i mjaftonin as dy vjet pėr tė nxjerrė shpenzimet e kėtij "peshqeshi" dhe pėr tė rregulluar financat e veta; nga ana tjetėr, ai ishte i detyruar tė nxirrte shuma sa mė tė mėdha taksash nga provinca e tij pėr tė ruajtur favorin e sulltanit. Prandaj ardhja e ēdo funksionari tė ri shėnonte njė katastrofė pėr provincėn. Nga ndėrrimet e funksionarėve tė lartė e pėsoi nė mėnyrė tė veēantė vilajeti i Shkodrės, ku brenda 40 vjetėve (1831-1871) u emėruan 52 valinj.
Vilajeti i Janinės, qė pėrfshinte, ndėr tė tjera, gjithė Shqipėrinė e Jugut (me pėrjashtim tė rrethit tė Korēės e tė Pogradecit), nė vitet 60 paguante rreth 22 milionė groshė, nga tė cilėt shkonin nė Stamboll mė shumė se gjysma. Nė fillim tė viteve 70, shuma qė paguante kjo krahinė kishte arritur nė afėr 30 milionė, nga tė cilėt dy tė tretat shkonin nė Stamboll.
Dėrgimin nė Stamboll tė shumave tė mėdha, qė nxirreshin nga provincat, autoritetet osmane e motivonin me nevojėn pėr tė mėkėmbur njė aparat shtetėror modern, pėr ndėrtim rrugėsh, pėr sigurimin e "rendit dhe tė qetėsisė" etj. Nė tė vėrtetė vendi ishte mbushur me banda kusarėsh, krerėt e tė cilėve binin shpeshherė nė marrėveshje me vetė qeveritarėt osmanė dhe feudalėt vendas. Plaēkitjet e vrasjet ishin diēka e zakonshme jo vetėm nė fshatra, por edhe nė qytete e sidomos e pėsonte popullsia e krishtere. Vetėm njė pjesė e borgjezisė sė pasur kishte mundėsi t'u shpėtonte kėtyre pėrdhunimeve, duke siguruar me pagesė "mbrojtjen" nga ana e konsullatės sė ndonjė shteti evropian ose nga vetė kusarėt. Edhe ajo pjesė e taksave qė mbetej nė vend nuk pėrdorej pėr qėllime prodhuese por, para sė gjithash, pėr mbajtjen e aparatit parazitar burokratik.
Shfrytėzimi i egėr feudal, shtypja dhe abuzimet e administratės sė re, e keqėsuan nė kulm gjendjen ekonomike tė popullsisė. Udhėtarė tė huaj, qė kanė kaluar nėpėr Shqipėri gjatė viteve 1860-1875, kanė vėnė nė dukje se mjerimi i fshatarėsisė nė disa krahina ishte aq i madh, saqė, siē thoshte konsulli rus Trojanovski, "prindėrit i ēojnė fėmijėt e tyre nė pazar pėr t'i shitur. Edhe familje qė kanė qenė dikur mirė, kanė rėnė nė gjendje lypėsish". "S'ėshtė aspak pėr t'u ēuditur, - shkruante Jonin, njė tjetėr diplomat rus, - pėrse fshatari i mjerė, duke jetuar nė njė gjendje tė tillė, humbi ēdo shije dhe dėshirė pėr punė...". Nė kėto kushte u rrit zemėrimi e urrejtja kundėr sundimtarėve osmanė dhe feudalėve turq, qė thirreshin me emrin pėrbuzės "halldupė" (tė trashė, tė pangopur) ose "konjarė" (nga qyteti Konja i Anadollit, me kuptimin "njerėz tė kėqinj").
Fshatarė tė veēuar rrėmbenin armėt, dilnin maleve dhe pėrpiqeshin tė hakmerreshin kundėr shtypjes sė rėndė nga ana e organeve shtetėrore. Lėvizja e "kaēakėve", si shprehje e protestės shoqėrore e kombėtare qė njihej qysh shumė kohė pėrpara, mori pėrpjesėtime mė tė mėdha. Njė shprehje tė kėsaj ndjenje tė pėrgjithshme e jepte nė vitin 1865 dervishi bektashi Ali me anė tė njė vjershe, e cila ėshtė njė dėshmi e gjallė e patriotizmit popullor tė kėsaj kohe:
... Ky halldupi, ky konjari, bukėn tonė po na ha, / Xhveshur, zbathur na ka lėnė, lakuriq pa njė para. / Gjithė halldupėt pashallarė, tė mėdhenj e si tė zotė. / Shqipėtari s'ka tė mbajė asnjė feste mė kokė. / Gjynah, pra, nga perėndija tė punojė shqipėtari / Dhe tė hajė e tė pijė e tė bėjė rehat konjari ...




Revolta e popullsisė sė Shkodrės mė 1854

Gjendja e keqe ekonomike dhe abuzimet e papėrmbajtura tė administratės sė re osmane nė Shkodėr i dhanė shkas shpėrthimit nė kėtė qytet tė njė revolte tė fuqishme tė popullsisė.
Gjatė viteve 1851-1852, valiu i ri Masar Pasha ua dyfishoi tė krishterėve tė qytetit taksėn "nizamie", tė pėrjashtimit nga shėrbimi i detyrueshėm ushtarak, njė pjesė tė mirė tė sė cilės e merrte pėr vete. Protestat qė popullsia bėri nė Stamboll kundėr kėtij veprimi arbitrar nuk dhanė rezultat. Shpallja nė Shkodėr, nė pranverėn e vitit 1854, e njė fermani tė sulltanit pėr barazinė e tė drejtave tė nėnshtetasve tė krishterė me ata myslimanė, nuk e qetėsoi gjendjen, sepse Masar Pasha dhe administrata e tij vijonin tė grabisnin popullsinė. Pėrveē kėsaj, njė burim tjetėr pasurimi pėr qeveritarėt turq u bė spekulimi me tregtinė e drithit sidomos mė 1854, kur zhvillohej Lufta e Krimesė (1853-1856) dhe vijonin konfliktet me Malin e Zi. Duke bashkėpunuar ngushtė me ta, sipėrmarrėsit e tregtarėt e grumbullonin drithin dhe e shisnin me leverdi jashtė vendit. Pasoja e menjėhershme e kėtij veprimi ishte ngritja e ēmimeve tė artikujve ushqimorė e sidomos e ēmimit tė drithit, qė edhe nė kohėn e lėmit u dyfishua nė vend qė tė ulej. Pėrveē mungesės sė drithit gjendjen nė Shkodėr e keqėsoi edhe mė shumė detyrimi i popullsisė pėr tė mbajtur me ushqime 20 mijė ushtarė osmanė qė ndodheshin nė kufirin turko-malazez. Shkodrės po i kanosej zija e bukės. Pakėnaqėsia e shtresave tė varfra shpėrtheu haptazi, kur nė qytet ndodhėn vdekjet e para nga uria. Mė 7 gusht 1854 vegjėlia qytetare e udhėhequr nga Hasan Alia, klerik i ri qė do tė njihet mė vonė me emrin Sheh Shamia, organizoi njė mbledhje tė gjerė, ku kėrkoi ndalimin e eksportit tė drithit, uljen e ēmimeve dhe dėnimin e spekulatorėve. Por valiu nuk mori asnjė masė. Tė nesėrmen, mė 8 gusht, njė turmė e madhe prej disa mijėra zejtarėsh e punėtorėsh tė varfėr vėrshoi nė treg, i cili u mbyll, ndėrsa qeveritarėt u detyruan tė tėrhiqeshin nė kala. Demonstruesit hapėn hambarėt dhe ua shpėrndanė drithin banorėve tė varfėr. Sheh Shamia dha shembullin duke hapur i pari hambaret e babait tė vet. Njė ditė mė vonė, vegjėlia e armatosur organizoi njė demonstratė tė madhe dhe kėrkoi largimin e valiut nga qyteti. Atėherė ndėrhyri konsulli i Francės, i cili bėri ēmos qė tė shpėrndante tė revoltuarit, duke vėnė nė dukje rrezikun qė mund t'i vinte Shkodrės nga revolta pėr shkak tė gjendjes sė luftės dhe qėndrimit kėrcėnues tė Malit tė Zi.
Pas mbarimit tė veprimeve ushtarake nė kufirin me Malin e Zi, Porta e zėvendėsoi Masar Pashėn, dėrgoi nė Shkodėr valiun e ri, gjeneralin Mustafa Pasha, me 10 000 ushtarė nizamė, qė ndėrmori arrestime nė masė. Sheh Shamia mundi tė largohej fshehurazi nga Shqipėria, kurse drejtuesit e tjerė tė revoltės u internuan.Valiu ndaloi eksportimin e drithit nga qyteti i Shkodrės. Megjithatė, edhe pse kishte forca tė shumta ushtarake, valiu nuk guxoi tė zbatonte reformat e Tanzimatit nė Shkodėr.


Kryengritja e Dibrės dhe revolta e Shkodrės kundėr Tanzimatit (1860-1861)

Nė vitet 60 tė shek. XIX marrėdhėniet ndėrmjet sundimtarėve osmanė dhe popullsisė sė Shqipėrisė sė Veriut u acaruan pėrsėri nė njė shkallė tė tillė, sa shkaktuan shpėrthimin e njė vargu konfliktesh tė reja tė armatosura.
Pakėnaqėsia e popullsisė ndaj administratės sė re dhe qėndresa kundėr saj, qė nuk ishin shuar dhe vijonin tė shfaqeshin nė forma tė ndryshme, e kishte detyruar pushtetin osman qė tė vepronte nė mėnyrė tė matur. Kur nga fundi i viteve 50 Porta e Lartė ndėrmori veprime tė reja pėr tė shtrirė kudo, nė Shqipėrinė e Veriut, administratėn e re dhe pėr tė zbatuar me forcė reformat, ajo ndeshi pėrsėri nė kundėrshtimin e vendosur jo vetėm tė malėsorėve, por edhe tė banorėve tė qytetit tė Dibrės, tė Shkodrės e tė qyteteve tė Kosovės.
Nė pranverėn e vitit 1860 Porta filloi veprimet ushtarake nė malėsitė e Dibrės. Ajo gjeti atje kushte tė favorshme pėr arritjen e qėllimeve tė saj, sepse pėrfitoi nga konflikti qė kishte shpėrthyer ndėrmjet dibranėve, i nxitur nga njė pjesė e klerikėve fanatikė e konservatorė myslimanė tė ritit synit. Kėta i luftonin si heretikė tė rrezikshėm bektashinjtė e Dibrės dhe udhėheqėsin e tyre Sheh Fejzėn nga Bulqiza, tė cilėt, ashtu si gjithė sekti i bektashinjve, ishin nė konflikt me dogmat synite dhe me shtetin osman qė i pėrkrahte ato. Nė tė vėrtetė konflikti, qė nė pamjen e jashtme kishte karakter fetar, nė thelb kishte tė bėnte me qėndrimin ndaj politikės sė Portės sė Lartė nė Shqipėri. Kleri i lartė synit i Dibrės ishte vendosur pėrkrah qeverisė dhe reformave. Me qeverinė osmane ishin bashkuar edhe disa ēifligarė e tregtarė tė qytetit tė Dibrės sė Madhe, si dhe disa bajraktarė, ndėrsa bektashinjtė mbanin anėn e fshatarėve kryengritės. Nė krye tė tyre u vu Sheh Fejza, qė punonte pėr tė ngjallur nė popull ndjenjėn kombėtare, duke nxitur shkrimin e gjuhės shqipe dhe pėrpjekjet pėr njė alfabet tė veēantė tė saj.
Nė kėto rrethana, ekspedita osmane, e komanduar nga Abdi Pasha, mundi tė hynte pa pengesė nė qytetin e Dibrės sė Madhe. Vetėm krahina e Grykės sė Madhe rroku armėt. Nė njė ndeshje qė u bė nė fshatin Xixull, malėsorėt e kėsaj zone, tė udhėhequr nga Sheh Fejza, zhvilluan luftime tė ashpra, por kryengritėsit u thyen, ndėrsa Sheh Fejza i plagosur ra rob. Shtypja e kryengritjes u shoqėrua me nje terror tė egėr, u dogjėn fshatrat qė bėnė qėndresė, si Xixulli e Bulqiza.
Qeveria osmane e shtriu me forcė zbatimin e reformave edhe nė trevat deri atėherė tė panėnshtruara. Nė qytetin e Dibrės sė Madhe u vendosėn funksionarė turq tė ardhur nga Stambolli. Pas kėsaj filloi rritja e taksave. Nė vitin 1863 Porta merrte prej Dibrės 3 000 qese (1 qese = 500 groshė) nė vend tė njė shume tė pėrgjithshme vjetore prej 100 qesesh qė kishte marrė qė nga viti 1831.
Njė problem shqetėsues pėr Stambollin vijonte tė ishte Shkodra me malėsitė e saj tė krishtere. Nė fillim tė viteve 60 reformat pothuajse nuk ishin zbatuar as nė krahinėn e Shkodrės, as edhe nė qytet. Nė vjeshtėn e vitit 1860, administrata osmane, nėn pretekstin e vendosjes sė rendit publik, u orvat tė bėnte ēarmatimin e popullsisė sė qytetit e tė zonės fushore dhe t'i hapte rrugė zbatimit tė masave tė tjera. Kėto pėrpjekje ndeshėn nė kundėrshtimin e vendosur tė banorėve tė Shkodrės, tė cilėt edhe pa kėto veprime tė reja ishin tė pakėnaqur nga politika fiskale e qeverisė dhe nga shpėrdorimet financiare. Abuzime tė mėdha bėri administrata lokale gjatė zbatimit tė sistemit tė ri tatimor. U morėn nga tregtarėt e zejtarėt e Shkodrės pa pagesė mallra nė vlerėn prej 30 000 qesesh, ndėrsa drejtori i financės sė vilajetit tė Shkodrės, Talat Beu, kishte pėrvetėsuar nė mėnyrė tė paligjshme 526 948 groshė. Popullsia e Shkodrės duhej tė pėrgjigjej me mjete financiare pėr mbajtjen e ushtarėve nė kufirin me Malin e Zi, sepse autoritetet lokale nuk ishin nė gjendje tė mbronin popullsinė civile nga cubat malazezė. Gjendja u rėndua edhe pėr shkak tė prodhimeve bujqėsore tė kėqija tė vitit 1860. Nė kėto rrethana do tė duhej vetėm njė shkėndijė qė pakėnaqėsia tė kthehej nė revoltė tė hapur.
Nė vjeshtėn e vitit 1861 Porta filloi pėrsėri orvatjet pėr tė zbatuar kėtu reformat qė kishin mbetur pezull. Gjithnjė me pretekstin se kėrkonte vendosjen e rendit publik, Porta nisi tė ēarmatoste popullsinė e qytetit dhe tė fushave, pėr t'i hapur rrugėn zbatimit tė masave tė tjera, por ndeshi nė kundėrshtimin e shkodranėve, tė cilėt nė ēarmatosjen shihnin heqjen e ēdo mundėsie pėr t'u mbrojtur si nga grabitjet dhe zullumet e administratės, ashtu edhe nga sulmet e herėpashershme tė Malit tė Zi. Qytetarėt e Shkodrės, duke qenė tė armatosur, ngritėn krye, mbyllėn tregun, i detyruan forcat osmane tė tėrhiqeshin nga qyteti e tė mbylleshin nė kėshtjellė, prenė lidhjen telegrafike me Stambollin dhe e shpallėn valiun, Abdi Pashėn, tė rrėzuar nga pushteti. Me qytetarėt u bashkuan edhe malėsorėt. Ndonėse Abdi Pasha kishte pranė 12 batalione nizamėsh, njė regjiment kalorėsie dhe disa mijėra ushtarė toskė, tė rekrutuar pėr tė mbrojtur kufirin me Malin e Zi, nuk guxoi tė ndeshet me tė revoltuarit, por kėrkoi pėrforcime tė reja, pesė batalione tė tjera. Me ndėrhyrjen e zėvendėskadiut turma, pasi iu premtua se Abdi Pasha do tė jepte dorėheqjen, u shpėrnda. Ndėrkaq, qeveritari osman nuk pranoi tė largohej. Ky qėndrim e acaroi edhe mė shumė gjendjen nė Shkodėr.
Myslimanėt e tė krishterėt e qytetit, tė bashkuar, i dėrguan sulltanit njė memorandum ku shprehnin zemėrimin e tyre kundėr administratės sė vendit, e cila, nė emėr "tė rregullit e tė rendit publik", e rėndonte popullin me ngarkesa tė reja fiskale. Vendi, deklaronin shkodranėt, s'kishte as rrugė, as gjyqe tė paanshme, as siguri nga kusarėt qė ishin turrur mbi tė. Administrata nuk ishte nė gjendje tė mbronte vendin, jetėn dhe pasurinė e banorėve nga sulmet e ēetave malazeze, qė sa vinin e bėheshin mė tė shpeshta.
Nė kushtet kur edhe marrėdhėniet me Malin e Zi ishin tė acaruara, Porta e Lartė u pėrpoq ta mbyllte sa mė parė kėtė konflikt. Pėr kėtė dėrgoi si komisar me kompetenca tė plota Xhevdet Pashėn, me prejardhje nga Korēa, historian i njohur, autor i "Historisė sė Perandorisė Osmane" nė 12 vėllime (1764-1825). Me tė mbėrritur nė Shkodėr, Xhevdet Pasha lexoi urdhrin e kryeministrit pėr largimin e Abdi Pashės dhe pėr emėrimin e Reshit pashė Misirit nė vend tė tij. Nė saje tė qėndrimit tė matur Xhevdet Pasha mundi tė vendoste pėrkohėsisht qetėsinė nė qytetin e Shkodrės.
Krahas kėsaj, duke njohur nga afėr gjendjen dhe potencialin e madh ushtarak tė popullsisė sė Shkodrės nė rast tė njė konflikti osmano-malazez, ai i rekomandoi Portės sė Lartė qė ta trajtonte Shkodrėn mė me kujdes e me vėmendje, por ajo nuk i mori parasysh kėshillat e tij.
Por edhe pse kėto kryengritje u shtypėn pėrsėri, popullsia nuk u pajtua asnjėherė me politikėn e egėr tė qeverisė osmane. Kjo e detyroi tė dėrgonte herė pas here ekspedita ushtarake kundėr malėsive tė Shkodrės, tė Prizrenit, tė Gjakovės dhe tė Dibrės, tė cilat mbetėn edhe mė tej vatra tė ndezura tė qėndresės popullore.

Lėvizja e vitit 1862 nė Mirditė

Qėndresa e vendosur qė vijonte t'i bėnte popullsia e Shkodrės dhe e malėsive tė saj politikės shtypėse tė administratės sė re osmane, frymėzoi njė grup intelektualėsh tė rinj shkodranė, tė cilėt u vunė nė lėvizje pėr t'i dhėnė luftės ēlirimtare kundėrosmane njė karakter mė tė organizuar. Ky grup pėrbėhej nga Zef Jubani, Pashko Vasa dhe nga disa klerikė katolikė atdhetarė, si abati i Mirditės Gaspėr Krasniqi etj. Nė nismėn e kėtij grupi ndikuan lėvizjet pėr ēlirimin kombėtar qė po zhvilloheshin nė vendet fqinje e nė Itali, si dhe kontaktet e revolucionarėve italianė me rrethet patriotike shqiptare. Ata ishin frymėzuar nga shembulli i bashkimit tė territoreve italiane rreth krahinės sė Piemontit, qė ēoi nė formimin e shtetin tė njėsuar italian.
Sipas planit tė hartuar nga grupi i intelektualėve shkodranė, kryengritja kombėtare shqiptare, qė do tė ishte njėherazi pjesė pėrbėrėse e lėvizjes sė pėrgjithshme kundėrosmane nė Ballkan, duhej tė shpėrthente nė Mirditė nė pranverėn e vitit 1862 dhe prej kėtej do tė shtrihej edhe nė malėsitė e tjera. Pėr realizimin e kėtij plani ata mbėshteteshin nė gatishmėrinė pėr luftė qė kishin prej kohėsh popullsitė e armatosura tė Malėsisė, nė rrethanat e krijuara nga gjendja e luftės me Malin e Zi, qė i lidhte duart Perandorisė Osmane, si edhe nė ndihmėn qė shpresonin tė kishin nga Franca. Nė tė vėrtetė, Napoleoni III prej disa kohėsh kishte filluar t'i ndiqte me interes ngjarjet nė Ballkan, me qėllim qė ta rivendoste pėrsėri ndikimin e Perandorisė Franceze nė Lindje. Nė konfliktin malazezo-turk Franca pėrkrahu principatėn e vogėl, por nuk i kurseu as premtimet e ndihmat pėr Shqipėrinė e veēanėrisht pėr Mirditėn, e cila, pėr numrin e bajrakėve, pėr potencialin luftarak mė tė madh dhe pėr ndikimin qė kishte ndėrmjet malėsive tė tjera, kishte tėrhequr vėmendjen e perandorit francez.
Sipas mendimit tė grupit shkodran, kapedani i Mirditės Bibė Doda duhej tė ngrinte i pari flamurin e kryengritjes dhe tė shpallte njė principatė shqiptare autonome ose tė pavarur, rreth sė cilės mė vonė mund tė bashkoheshin edhe krahinat e tjera tė vendit.
Pasi arriti t'i ndalonte malėsorėt tė mos rekrutoheshin nė repartet ndihmėse qė kėrkonte tė ngrinte Porta, grupi i atdhetarėve shkodranė filloi tė pėrgatiste truallin pėr kryengritjen. Por kapedani Bibė Doda, i cili si pasha merrte njė rrogė tė majme, u tremb nga zhvillimi i ngjarjeve dhe u tėrhoq nga ndėrmarrja. Kur ai, nė pranverėn e vitit 1862, duke plotėsuar urdhrat e qeverisė, u mundua tė rekrutonte disa reparte vullnetarėsh, nė Mirditė shpėrtheu njė konflikt i ashpėr. Nė kėtė konflikt shumica e popullsisė u rreshtua kundėr kapedanit, tė cilin e akuzonte se donte tė pėrfitonte nė kurriz tė saj, se edhe nė fushatat e mėparshme kishte pėrvetėsuar rrogat e vullnetarėve, se po i shpinte ata nė njė vdekje tė sigurt etj. Nė kėto kushte ky u detyrua tė largohej nga Mirdita dhe tė kėrkonte strehė e mbrojtje te valiu turk nė Shkodėr. Ndėrkohė mirditasit sulmuan shtėpitė e pronat e kapedanit nė Kallmet dhe u vunė zjarrin.
Njėkohėsisht reparte tė tjera ndėrprenė rrugėn Shkodėr-Prizren. Gjendja u bė kėrcėnuese pėr Portėn. Masa qė mori ajo me arrestimin e abatit Gaspėr Krasniqi, i cili ishte bėrė udhėheqėsi i lėvizjes nė Mirditė, nuk e qetėsoi, pėrkundrazi, e acaroi edhe mė shumė gjendjen. Patriotėt shkodranė nuk ngurruan tė akuzonin Bibė Dodė pashėn si "vrasės tė popullit tė tij" e qeverinė e sulltanit si "shtypėse tė pamėshirshme tė kombit shqiptar" dhe tė vinin nė dukje se Fuqitė e Mėdha, si Anglia e Austria, tė cilat me politikėn e tyre pėrkrahnin "njė kufomė qė quhet Turqi", ndihmonin pėr tė mbajtur edhe mė tej popullsitė e Ballkanit nėn zgjedhėn e Perandorisė Osmane.
Me gjithė fillimet e mbara, kryengritja nė Mirditė nuk mori hov. Fitoret e rėndėsishme qė korri ushtria turke kundėr malazezėve nė qershor 1862, armėpushimi i arritur nė gusht tė atij viti dhe dėshtimi i projekteve pėr kryengritjen e pėrgjithshme nė Ballkan i hoqėn lėvizjes mundėsinė e zhvillimit tė mėtejshėm. Pėr mė tepėr, kundėr saj ndėrhyri tani edhe diplomacia austriake, e cila e shihte me shqetėsim gjithnjė mė tė madh zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėrinė e Veriut. Hovi i kryengritjes ra. Pas disa kohėsh Bibė Doda u kthye pėrsėri nė Mirditė si kapedan-pashė.
Me pėrpjekjet e pėrfaqėsuesve tė kulturuar tė borgjezisė pėr t'u lidhur me lėvizjen popullore kundėrosmane dhe pėr ta organizuar e pėr ta drejtuar atė bėhej njė hap i ri nė lėvizjen kombėtare. Por lėvizja u projektua nė njė zonė tė ngushtė, tė banuar vetėm nga popullsi katolike, pa lidhje me krahinat e tjera dhe pėr mė tepėr u zhvillua vetėm nė Mirditė, nė njė nga krahinat mė tė prapambetura tė vendit.

Qėndresa kundėrosmane e viteve 1867-1873

Orvatjet qė bėnte herė pas here Porta e Lartė pėr tė zbatuar Tanzimatin nė zonat e panėnshtruara tė vendit, ku ruheshin venomet tradicionale ose pėr tė vendosur taksa tė reja, qė rėndonin nė mėnyrė tė veēantė popullsinė, shoqėroheshin me konflikte tė njėpasnjėshme. Nė vitet 1867-1868 Porta ndėrmori ekspedita tė reja kundėr krahinave tė Lumės dhe tė Malėsisė sė Gjakovės. Por zaptiet (xhandarėt) turq qė vajtėn pėr tė nxjerrė taksa e rekrutė u pritėn me pushkė dhe u dėbuan nga popullsia e udhėhequr nga krerėt Binak Alia e Shaqir Curri. Njė farė suksesi patėn autoritetet turke nė Mirditė pas vdekjes sė Bibė Dodė pashės mė 1868; ato larguan pėr nė Stamboll trashėgimtarin e tij tė mitur Prengėn dhe vendosėn njė kajmekam nga gjiri i familjes sė kapedanit tė vdekur, si dhe dy batalione ushtarėsh. Megjithatė, Porta nuk mundi ta thyente qėndresėn e mirditasve, tė cilėt, duke kėrkuar qė kjo trashėgimi tė respektohej sipas zakonit, e mbrojtėn pėr njė kohė tė gjatė autonominė e tyre. Mė 1873 atje shpėrtheu kryengritja e disa muaj mė vonė ajo u shtri edhe nė Dukagjin. Ekspedita osmane shtypi egėrsisht popullsinė, por duke mos mundur ta nėnshtronte atė u detyrua tė tėrhiqej.
Nė vitin 1869, shtypja e ushtruar nga organet e Portės shkaktoi revolta nė qytetet Pejė, Gjakovė e Prizren. Lėvizja mori pėrpjesėtime tė mėdha veēanėrisht nė Shkodėr. Pakėnaqėsia e shkodranėve shpėrtheu atėherė kur valiu vendosi tri taksa tė reja, veēanėrisht "karagjymrykun". Tani fshatarėt detyroheshin tė paguanin 8 pėr qind tė vleftės pėr ēdo mall qė ēonin nė qytet. Kjo taksė sillte shtrenjtimin e ndjeshėm tė jetesės dhe dėmtonte veēanėrisht shtresat e vegjėlisė. Me kėtė rast borgjezia shkodrane paraqiti ankesat e vjetra kundėr korrupsionit tė valiut dhe tė gjyqeve, si dhe kundėr abuzimeve qė bėheshin me monopolet shtetėrore tė kripės e tė duhanit. Shkodranėt dhanė kushtrimin dhe kėrkuan ndihmėn e malėsorėve. Por autoritetet turke, duke nxitur fanatizmin fetar, ia dolėn ta pėrēanin popullsinė qytetare dhe tė largonin njė pjesė tė saj nga lufta. Megjithatė, malėsorėt i sulmuan forcat kryesore ushtarake qė ishin pėrqendruar pranė qytetit nė fushėn e Shtojit, por pas njė pėrleshjeje tė ashpėr me njė armik mė tė madh nė numėr e tė armatosur mirė, malėsorėt e pushuan zjarrin, duke lėnė nė fushėn e luftės shumė tė vrarė e tė plagosur.
Po nė vitin 1869 ndodhėn turbullira nė krahinėn e Matit dhe nė qytetin e Tiranės. Pėr shpėrthimin e trazirave nė Tiranė u bė shkak urdhri i qeverisė pėr tė ndėrtuar rrugėn pėr nė Durrės vetėm me shpenzimet e me punėn e qytetarėve dhe tė fshatarėve qė ndodheshin buzė rrugės. Meqenėse paria feudale e qytetit e gjeti mėnyrėn pėr tė shpėtuar nga ēdo detyrim, e gjithė barra i mbeti vegjėlisė, e cila protestoi duke rrėmbyer armėt, ndėrsa zejtarėt mbyllėn dyqanet. Qėndresa nuk u ndėrpre edhe pasi nė pėrleshje me repartet ushtarake u vranė mjaft qytetarė dhe u internua njė numėr i madh udhėheqėsish.
Mė 1872 ushtria osmane qė u dėrgua nė Dibėr u thye me humbje mjaft tė rėnda. Tė njėjtin fat patėn orvatjet pėr tė nėnshtruar zonat malore tė Kosovės nė vitet 1872-1874. Nė njė letėr tė shkruar nga Prizreni nė tetor 1873 thuhej se pėrballė ushtrisė sė madhe turke, qė po futej nė Kosovė, shqiptarėt nuk rrinin duarkryq. Ata, thuhej nė letėr, "dėshirojnė ta ndezin zjarrin dhe janė tė vendosur tė luftojnė e tė qėndrojnė pėrballė ushtrisė turke pa marrė parasysh nėse do t'i ndihmojė ndokush ose jo. Ata kurrsesi nuk e pranojnė pushtetin turk dhe dėshirojnė tė ēlirohen nga ai". Edhe nė malėsitė e Kosovės, ashtu si nė malėsitė e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut, autoritetet turke ushtronin njė pushtet formal, duke e kufizuar veprimtarinė e tyre vetėm nė qytetet dhe nė afėrsitė e tyre.
Megjithėse tė kufizuara e shpeshherė spontane, kėto konflikte ishin rrėke qė ēonin ujė nė shtratin e lėvizjes sė pėrgjithshme kombėtare dhe i jepnin peshė ēėshtjes shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare.

Nėse brenda teje ndjen se ke dashuri , nuk ke nevojė pėr asgjė tjetėr , por nėse nuk ke , nuk ka fare rėndėsi ēfarė tjetėr ke.

sweety ed

  • Administrator
  • *****
  • Posts: 1301
  • Pikėt: +12/-0
  • Gender: Female
  • Location: sarande, Albania
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
« Reply #31 on: February 10, 2012, 03:38:23 pm »
te lumte qe ke postuar gjithe keto

 

Tė gjitha te drejtat e rezervuara nė www.Ndjenja.tk
Ēdo kopjim apo shpėrndarje e artikujve tė ndryshėm duhet tė bėhet duke cituar burimin.
Tė gjitha postimet nė kėtė Forum janė pronė e Anėtarit pėrkatės
.
NDJENJA FORUM | FACEBOOK | CHAT | BORDI DREJTUES | RREGULLORJA | PRIVATĖSIA DHE ANONIMITETI | NA KONTAKTONI