Author Topic: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE  (Read 1489 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

LoveR

  • Administrator
  • *****
  • Posts: 2612
  • Pikėt: +15/-0
  • Gender: Male
  • Ndjenja
  • Location: Afėr Teje
    • Ndjenja
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
« on: February 09, 2012, 10:06:55 am »
Iluminizmi

Iluminizmi ka qenė njė lėvizje e borgjezisė evropiane nė periudhėn e pėrgatitjes dhe tė kryerjes sė revolucioneve tė shek. XVIII-XIX. Ai drejtohej kundėr rendit feudal dhe kulturės sė tij, kundėr obskurantizmit mesjetar e tė gjitha formave tė ideologjisė sė prapambetur dhe pėrpiqej pėr pėrhapjen e arsimit e tė diturisė. Jehona e kėtij iluminizmi tė vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve tė mėdha tė Revolucionit francez tė 1789-s dhe tė revolucioneve tė 1848-s qė tronditėn Evropėn, u ndie edhe nė Shqipėrinė e atėhershme, u pasqyrua nė ideologjinė dhe nė programin e Rilindjes Shqiptare. Shumė nga udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (nė mėnyrė tė veēantė ideologėt e Rilindjes) ishin frymėzuar nga kėto ide pėrparimtare tė revolucioneve evropiane dhe patėn nxjerrė mėsime prej tyre. Tė panumėrt ishin gjithashtu shqiptarėt, madje edhe disa nga rilindėsit e njohur, qė kishin marrė pjesė nė revolucionet kombėtare tė shteteve fqinje, nė ato grek, rumun e serb, si edhe nė revolucionet e vendeve tė Evropės. Kėta u bėnė tė ndėrgjegjshėm se idetė e kėtyre revolucioneve duhej tė pėrhapeshin e tė pėrqafoheshin edhe nga shqiptarėt.

Rilindja shėnoi njė hapje ndaj kulturės pėrparimtare botėrore nga mė tė mėdhatė qė kishte njohur kultura shqiptare deri atėherė. Ishte koha kur kombi shqiptar vendosi lidhje mė tė dendura me idetė dhe kulturėn pėrparimtare tė popujve tė tjerė, pėrfitoi nga thesari i kulturės sė Perėndimit dhe sidomos nga Rilindja Evropiane, nga iluminizmi i saj. Pikėrisht nėn ndikimin e kėtyre faktorėve tė rinj u formuan mendimtarėt, ideologėt dhe iluministėt shqiptarė tė epokės sė Rilindjes.

Pėrhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturės kombėtare, qė pėrbėnte njė nga drejtimet kryesore tė Rilindjes e tė iluminizmit shqiptar, vlerėsohej nga mendimtarėt rilindės si njė nevojė qė shtronte zhvillimi ekonomik, shoqėror e kulturor i vendit, si njė kusht i domosdoshėm i pėrparimit material e shpirtėror tė kombit shqiptar. Rilindėsit e kuptuan kėtė nevojė historike dhe iluminizmi i tyre i shėrbente plotėsimit tė kėsaj kėrkese tė shoqėrisė shqiptare. Pėrhapja e kulturės dhe e arsimit kombėtar do tė ndihmonin nė emancipimin e popullit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga dasitė fetare, tė mbjella nga sundimtarėt osmanė.

Por iluminizmi shqiptar kishte disa tipare dalluese nė krahasim me atė tė vendeve tė tjera, duke pėrfshirė kėtu edhe vendet fqinje, qė diktoheshin nga gjendja e kombit shqiptar nė Perandorinė Osmane dhe nga politika e saj diskriminuese. Duke zbatuar parimin fetar nė pėrcaktimin e pėrkatėsisė etnike tė popullsisė, qeveria osmane nuk e njihte kombėsinė shqiptare, tė cilėn e ndante, sipas besimit fetar, nė tri pjesė, qė ajo i quante tė ndryshme: myslimane, ortodokse dhe katolike. Si pasojė, sipas sistemit mesjetar e obskurantist tė "miletit" (tė kombėsisė), tė vendosur nga sulltanėt osmanė, pėr turqit myslimani shqiptar, si i ēdo kombi tjetėr, ishte turk, ortodoksi grek e katoliku latin (italian).

Nė pėrputhje me kėtė parim, qė mohonte qenien e shqiptarėve si njė komb i vetėm, Porta e Lartė nuk lejoi tė hapeshin nė Shqipėri shkolla shqipe, por vetėm shkolla turke, greke, italiane ose austriake. Nė qoftė se Turqia pranoi tė hapej ndonjė shkollė e veēantė shqipe, kėtė e bėri kur ishte e detyruar ose kur ia kėrkonte interesi i ēastit, madje priste rastin qė t'i mbyllte ato. Prandaj, pėrhapja e arsimit dhe e kulturės kombėtare u bė njė nga ēėshtjet themelore tė Rilindjes ndryshe nga ē'ndodhi, p.sh., nė tokat greke e tė kombeve tė tjera ballkanike tė Perandorisė Osmane, ku popullsisė i njihej e drejta tė arsimohej nė gjuhėn e vet. Nė kėto kushte iluminizmi shqiptar nuk mund tė mbetej thjesht njė lėvizje kulturore. Iluminizmi e veēanėrisht lėvizja pėr shkollėn e pėr kulturėn shqiptare mori karakter politik, sepse drejtohej kundėr ideologjisė sė prapambetur obskurantiste, ku pėrfshiheshin edhe ato ide konservatore klerikale, qė mbėshteteshin nė interpretimin qėllimkeq tė dogmave tė veēanta tė doktrinave fetare tė tė gjitha besimeve. Ajo drejtohej edhe kundėr politikės tradicionale tė asimilimit e tė turqizimit tė shqiptarėve, qė ndiqte prej shekujsh Perandoria Osmane. Me karakterin e saj kombėtar shkolla dhe pėrgjithėsisht kultura e Rilindjes u mbyllte dyert rrymave ideologjike shkombėtarizuese ngado qė tė vinin.

Shkolla kombėtare qė kėrkonin rilindėsit e qė kishte pėr qėllim arsimimin nė gjuhėn shqipe, duhej tė ishte laike, tė bėhej njė vatėr kulture, qė tė plotėsonte nevojat e zhvillimit ekonomik e shoqėror tė vendit dhe, njėherazi, njė vatėr e atdhetarisė dhe e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve. Rrjedhimisht, kėrkesat pėr shkollėn dhe pėr letėrsinė shqipe nuk kishin karakter thjesht kulturor. Iluminizmi shqiptar kishte edhe njė karakter politik, u bė armė e fuqishme e luftės ēlirimtare. Gėrshetimi i shumanshėm i veprimtarisė kulturore-arsimore me veprimtarinė politike pėrbėn njė nga veēoritė e iluminizmit tė Rilindjes Shqiptare dhe tė lėvizjes kombėtare tė asaj periudhe. Nė fazėn e fundit tė saj, nga gjithė pjesėt pėrbėrėse tė kulturės shqiptare, mori pėrparėsi zhvillimi i kulturės politike, qė u dha tonin dhe frymėn patriotike gjithė pėrbėrėsve tė tjerė. Me rritjen e ngarkesės politike tė kulturės nė fundin e shek. XIX dhe nė fillimin e shek. XX u forcua roli i shtypit dhe sidomos i publicistikės, jo vetėm me numrin e madh tė botimeve brenda e jashtė vendit, por edhe me pėrmbajtjen kryesisht atdhetare. Fryma patriotike u ndje edhe nė letėrsinė artistike, duke i dhėnė asaj njė angazhim mė tė madh e mė tė drejtpėrdrejtė nė lėvizjet e mėdha politike tė kohės, nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

Duke pėrhapur nė popull arsimin dhe pėrgjithėsisht kulturėn nė gjuhėn shqipe e me frymė atdhetare, rilindėsit synonin tė shpejtonin zgjimin e tij kombėtar, tė ndihmonin nė ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes politike dhe tė arrinin aftėsimin e shqiptarėve pėr njė jetė shtetėrore tė pavarur. Kjo lėvizje u bė pjesė e pandarė e luftės pėr ēlirimin kombėtar dhe pati jo vetėm ushtarėt, por edhe dėshmorėt e saj. Me kėtė mision tė shkollės e tė kulturės shqiptare shpjegohet edhe lufta qė u bėnė atyre dhe atdhetarėve rilindės Porta e Lartė, Patrikana greke e qarqet shoviniste tė shteteve fqinje, tė cilat shihnin tek ato njė pengesė tė fortė pėr politikėn dhe pėr planet e tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.


Nėse brenda teje ndjen se ke dashuri , nuk ke nevojė pėr asgjė tjetėr , por nėse nuk ke , nuk ka fare rėndėsi ēfarė tjetėr ke.

 

Tė gjitha te drejtat e rezervuara nė www.Ndjenja.tk
Ēdo kopjim apo shpėrndarje e artikujve tė ndryshėm duhet tė bėhet duke cituar burimin.
Tė gjitha postimet nė kėtė Forum janė pronė e Anėtarit pėrkatės
.
NDJENJA FORUM | FACEBOOK | CHAT | BORDI DREJTUES | RREGULLORJA | PRIVATĖSIA DHE ANONIMITETI | NA KONTAKTONI