Author Topic: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE  (Read 1488 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

LoveR

  • Administrator
  • *****
  • Posts: 2612
  • Pikėt: +15/-0
  • Gender: Male
  • Ndjenja
  • Location: Afėr Teje
    • Ndjenja
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
« on: February 09, 2012, 10:12:34 am »
2. ZHVILLIMI I EKONOMISĖ SĖ TREGUT NĖ QYTET



Ekonomia qytetare. Shthurja e esnafeve


Nė ēerekun e dytė tė shek. XIX, nė qytetet shqiptare mbisundonte ende prodhimi i vogėl i mallrave. Masėn dėrrmuese tė popullsisė qytetare (afėrsisht 76-80%) e pėrbėnin si dhe mė parė zejtarėt dhe tregtarėt e vegjėl. Nė shumicėn e rasteve zejtarėt ua shisnin ende konsumatorėve prodhimet e tyre pa ndėrmjetėsinė e tregtarėve. ēdo zejtar kishte punishten e vet tė vogėl. Masėn mė tė madhe e pėrbėnin zejtarėt, tė cilėt kishin tė angazhuar nė punishten e tyre njė kallfė dhe njė ēirak. Punishtet me dy a mė tepėr kallfė ishin tė pakta.

Nė qytetet kryesore tė vendit ekzistonin pak a shumė po ato degė prodhimi qė ishin zhvilluar gjatė shekujve tė kaluar dhe nė mėnyrė tė veēantė gjatė shek. XVIII. Tė tilla ishin zejtaritė qė merreshim me pėrpunimin e metaleve (armėtarė, farkėtarė, kovaēė, bakėrxhinj, kazanxhinj, teneqexhinj etj.). Shkodra, Prizreni, Elbasani dhe Peja ishin gjithnjė tė pėrmendura pėr prodhimin e stolive prej ari e argjendi. Njė masė e konsiderueshme e zejtarėve merrej me prodhimin dhe zbukurimin e artikujve tė veshmbathjes (tabakėt, shajakxhinjtė, rrobaqepėsit, xhokaxhinjtė, opingarėt etj.). Kishte pastaj njė numėr tė madh zejtarėsh tė degėve tė ndryshme, tė cilėt prodhonin artikuj ushqimorė (furrxhinj, sheqerxhinj, gjellbėrės, kafexhinj, vajxhinj) ose merreshin me pėrpunimin e lėndės sė drurit (marangozė, tavanxhinj, sėndukxhinj, vozaxhinj, ēibukxhinj, drugdhendės, qerrexhinj etj.). Dyqanet ose punishtet e zejtarėve, ishin gjithnjė tė grumbulluara nė njė lagje mė vete - nė ēarshi a nė pazar - tė veēuara nga lagjet e banuara tė qytetarėve. Gjithashtu ēarshitė ose pazaret ruanin akoma tiparet e mėparshme. Brenda tyre, dyqanet dhe punishtet zejtare tė njė dege prodhimi ishin tė rreshtuara nė tė njėjtėn rrugė.

Nė vitet 30-40 qėndronin gjithnjė nė kėmbė organizatat esnafore tė zejtarėve. Formalisht ēdo esnaf e ruante ende monopolin e prodhimit tė vet. Askush nuk kishte tė drejtė tė hapte njė punishte tė re zejtare pa lejen e kėshillit tė esnafit. Nė pėrgjithėsi, esnafėt vazhdonin sipas traditės tė caktonin ēmimin e shitjes sė artikujve qė prodhonin zejtarėt e tyre. Megjithatė disiplina e vjetėr esnafore kishte filluar prej kohėsh tė shkelej. Ku mė shumė e ku mė pak, zejtarėt nuk i respektonin mė rregullat e dikurshme nė lidhje me sasinė, cilėsinė dhe ēmimin e artikujve qė prodhonin pėr treg. Monopoli esnafor i prodhimit kishte pėsuar njė goditje tė rėndė dhe nė njė drejtim tjetėr. Nė disa lloje zejesh, zejtarėt kishin fituar tė drejtėn tė shisnin prodhimet e tyre edhe nė viset e tjera. Madje, nė disa raste, nėn presionin e zejtarėve, Porta e Lartė kishte filluar ta hiqte krejtėsisht monopolin esfanor pėr njė varg prodhimesh. Qysh nė vitin 1841, sulltan Abdyl Mexhiti, me njė ferman perandorak drejtuar gjithė ejaleteve, hidhte poshtė lutjen e esnafit tė opingarėve tė zonės sė Pėrmetit, tė cilėt kėrkonin ta ruanin mė tej monopolin e prodhimit tė tyre, mbasi ky pretendim, siē thuhej nė ferman, ishte nė kundėrshtim me sistemin e Tanzimatit.

Pasojat e zhvillimit tė ekonomisė monetare ishin ndier nė mėnyrė tė veēantė nė radhėt e esnafėve, tė tregtarėve apo tė tyxharėve, siē quheshin nė atė kohė. Disiplina esnafore nė gjirin e tyre ishte shthurur qysh nė shek. XVIII. Reshperėt e mėdhenj, tė cilėt kishin dalė nga radhėt e borgjezisė tregtare, ishin pasuruar sidomos me veprimtarinė tregtare qė zhvillonin me tregun e huaj. Rreth mesit tė shek. XIX, reshperėt e mėdhenj, si pronarė tė kapitalit tregtar monetar, mund tė mateshin, pėr nga fuqia ekonomike, me ēifligarėt e vendit. Tė tillė reshperė kishte nė tė gjitha qytetet e rėndėsishme, por masa e tyre kryesore ishte pėrqendruar nė Shkodėr, ku disa firma tregtare e vazhdonin veprimtarinė e tyre qysh nga shekulli i kaluar. Firmat e mėdha shkodrane shquheshin pėr rrezen e gjerė tė veprimtarisė tregtare nė tė cilėn hynin jo vetėm Shqipėria Veriore, Qendrore dhe Verilindore (Kosova), por edhe treva e Malit tė Zi, madje edhe pjesa veriore e Maqedonisė. Reshperėt e Shkodrės kishin agjenci tregtare nė Durrės, Tiranė, Prizren, Pejė, Ulqin, Tivar, Shkup, kurse rreth 60 firma shkodrane kishin agjentė ose korrespondentė tregtarė nė Trieste, prej nga ata lidheshin me tregun evropian. Nė radhė tė dytė vinin tregtarėt e Beratit, tė cilėt kishin agjensi ose korrespondentė tė tyre nė Durrės e Vlorė, kurse jashtė vendit nė Trieste, Korfuz e Maltė. Reshperėt ushtronin edhe veprimtarinė kamatare dhe valutore (kambiste). Megjithatė, si kudo nė Perandorinė Osmane, edhe nė viset shqiptare funksionin ekonomik kryesor borgjezia reshpere e kryente si ndėrmjetėse midis tregut tė brendshėm dhe tregut tė jashtėm, duke u varur kryesisht nga tregu i huaj.

Zhvillimi i pandėrprerė i ekonomisė monetare, i cili mori njė hov tė madh sidomos gjatė viteve 40 e 50, e shpejtoi ritmin e shthurjes sė esnafėve. Nėn nxitjen e kėrkesave tė qytetarėve e tė fshatarėve pėr prodhimin e qytetit, regjimi i vjetėr esnafor mori nga vetė zejtarėt dhe tregtarėt vendas goditjen pėrfundimtare. Komisionet lokale, tė cilat pėr hir tė traditės vazhdonin nė ēdo kaza tė caktonin akoma ēmimet javore tė prodhimeve qytetare e fshatare, u suprimuan pėrfundimisht gjatė viteve 50. Mė 1861 u hoq zyrtarish me dekret perandorak edhe privilegji i fundit qė u kishte mbetur organizatave esnafore, e drejta e lejes pėr ushtrimin e zejeve, e cila tani kaloi nė kompetencė tė organeve shtetėrore lokale. Organizatat esnafore vazhduan tė ekzistonin edhe mė vonė, por tani ato nuk e kryenin mė funksionin ekonomik qė kishin gėzuar, si institucione tė rendit feudal, gjatė shekujve tė kaluar. Tani esnafėt morėn pamjen e organizatave shoqėrore dhe ndikimi tradicional, qė ato ushtronin akoma mbi zejtarėt dhe tregtarėt, erdhi pėrherė e mė tepėr duke u dobėsuar.
Si pėrfundim, qysh gjatė viteve 40 punishtet zejtare u kthyen nė njėsi ekonomike nė pronėsi tė plotė tė mjeshtrave zejtarė, tė pavarura nga disiplina esnafore. Me shthurjen dhe pastaj me heqjen e esnafeve u hap pėrfundimisht rruga e konkurrencės sė zejtarėve dhe e tregtarėve nė fushėn e ēmimeve. Mė parė nė qytetet kryesore, dhe pastaj nė tregjet e vogla, filloi tė vepronte lirisht ligji i vlerės, lėvizja e ēmimeve sipas ofertės dhe kėrkesės, lufta pėr tė ulur koston dhe pėr tė shtuar prodhimin. Kėshtu nė tregun shqiptar filluan dalngadalė tė vepronin ligjet e ekonomisė sė tregut.

Nėse brenda teje ndjen se ke dashuri , nuk ke nevojė pėr asgjė tjetėr , por nėse nuk ke , nuk ka fare rėndėsi ēfarė tjetėr ke.

 

Tė gjitha te drejtat e rezervuara nė www.Ndjenja.tk
Ēdo kopjim apo shpėrndarje e artikujve tė ndryshėm duhet tė bėhet duke cituar burimin.
Tė gjitha postimet nė kėtė Forum janė pronė e Anėtarit pėrkatės
.
NDJENJA FORUM | FACEBOOK | CHAT | BORDI DREJTUES | RREGULLORJA | PRIVATĖSIA DHE ANONIMITETI | NA KONTAKTONI