Author Topic: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE  (Read 1478 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

LoveR

  • Administrator
  • *****
  • Posts: 2612
  • Pikėt: +15/-0
  • Gender: Male
  • Ndjenja
  • Location: Afėr Teje
    • Ndjenja
Re: HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
« on: February 09, 2012, 10:13:06 am »
Zhvillimi i mėtejshėm i tregut tė brendshėm


Mbisundimi pėr njė kohė tė gjatė i ekonomisė natyrore dhe i regjimit tė timareve qė mbėshtetej nė tė e kishte vonuar sė tepėrmi zhvillimin e tregut tė brendshėm shqiptar. Deri njė shekull mė parė lidhjet e fshatit me qytetin ishin shumė tė dobėta.
Nė treg shkonin kryesisht prodhimet fshatare, tė grumbulluara nė formėn e rentės feudale nga ana e spahinjve. Gjithashtu nevojat e fshatarėve pėr prodhimet zejtare tė qytetit ishin tė pakėta, sepse kėto nevoja ata i plotėsonin brenda ekonomisė sė tyre individuale. Veē kėsaj, sa kohė sundonte regjimi i timareve, nevojat, qė u lindnin herė pas here fshatarėve pėr tokė suplementare, ata i siguronin me anėn e tokave "vakante" qė ndodheshin brenda timarit, tė cilat spahiu i dikurshėm ua jepte pa ndonjė vėshtirėsi me tapi, mbasi kėto sillnin rritjen e tė ardhurave edhe pėr vetė spahiun.

Por qysh gjatė shek. XVIII, me shthurjen e vazhdueshme tė regjimit tė timareve, mundėsia pėr tė zgjeruar bashtinėn individuale mori fund pėr fshatarėt, sepse tokat "vakante" filluan tė binin nė duart e bejlerėve ēifligarė. Fshatarėt e vegjėl, qė mbetėn me toka tė pakėta, u detyruan ose tė vendoseshin nė ēifligjet e bejlerėve feudalė, ose tė kėrkonin burime jetese suplementare. Meqenėse zgjedhja feudale nė ēifligje ishte shumė e rėndė, fshatarėt e varfėr pėrpiqeshin me ēdo kusht t'i shmangeshin kthimit tė tyre nė bujq-ēifēinj. Por edhe nėpėr qytete, fronti i punės ishte shumė i kufizuar qoftė pėr nivelin jo aq tė zhvilluar tė ekonomisė monetare, qoftė pėr pengesat qė vinin nga regjimi feudal esnafor. Pėr kėto arsye, deri nė vitet 40, burimet suplementare tė jetesės fshatarėt e vegjėl i siguronin, nė njė masė tė kufizuar, me anėn e mercenarizmit, kurse shumica e tyre dėrrmuese me anėn e njė veprimtarie tė dytė ekonomike. Kėtė veprimtari suplementare ekonomike ata e zhvillonin brenda ose jashtė fshatit, brenda ose jashtė sferės bujqėsore. Pėr fshatarėt e vegjėl qė zotėronin pak dynymė tokė shpeshherė tė ardhurat nga veprimtaria suplementare zinin vendin e parė nė buxhetin e varfėr tė familjes. Sipas veprimtarisė sė dytė qė zhvillonin, fshatarėt e varfėr kishin fituar tiparet e reja social-ekonomike. Njė pjesė e tyre ishte kthyer nė paraqendarė - fshatarė, tė cilėt pjesėn e tokės qė u nevojitej e merrnin me qira nga pronarėt ēifligarė duke u kthyer kėshtu nė gjysmėpronarė dhe gjysmėbujq. Njė pjesė tjetėr qe kthyer nė argatė (fshatarė gjysmėpronarė e gjysmėpunėtorė), tė cilėt largoheshin gjatė disa muajve tė vitit nga toka e tyre e pamjaftueshme dhe punonin me mėditje pranė ekonomive tė tjera bujqėsore, si druvarė, shataxhinj, lamaxhinj, kosaxhinj, belaxhinj, kazmaxhinj, sharrėxhinj etj. Krahas tyre nė fshatin shqiptar kishte edhe fshatarė-zejtarė, tė cilėt pranė ekonomisė sė vogėl bujqėsore organizonin brenda nė familje njė punishte tė vogėl zejtare pėr prodhime artikujsh tė caktuar tė destinuar pėr treg?. Kishte mė nė fund edhe njė kategori tjetėr banorėsh tė fshatit, fshatarėt-kurbetlinj, tė cilėt nevojat e tyre i plotėsonin me tė ardhurat qė njė ose dy nga anėtarėt e familjes u dėrgonin nga kurbeti qytetar, brenda ose jashtė vendit, ku ata qėndronin pėr periudha tė gjata dhe punonin si punėtorė, si zejtarė ose si tregtarė.
Diferencimi i radhėve tė fshatarėsisė tregonte se ekonomia natyrore, mbėshtetja e rendit feudal, tashmė kishte hyrė nė rrugėn e shthurjes sė shpejtė. Masa tė konsiderueshme fshatarėsh kishin filluar tė shisnin nė treg jo vetėm prodhimet e tyre bujqėsore, blegtorale, zejtare, por nė mjaft raste, siē ndodhte me argatėt ose kurbetlinjtė, edhe fuqinė e tyre tė punės.
Heqja e regjimit feudal-ushtarak, sanksionimi i pronėsisė tokėsore ēifligare, lėnia e lirė e ēmimeve tė tregut, rritja e vazhdueshme e peshės sė taksave dhe vendosja e shėrbimit tė gjatė ushtarak e shpejtuan mė tej procesin e varfėrimit tė fshatarėve. Ky varfėrim e rriti numrin e prodhuesve tė vegjėl, tė cilėt, pėr tė siguruar burime tė tjera jetese, ishin gati tė shisnin kudo fuqinė e tyre tė punės. Si rrjedhim, pas viteve 40, zhvillimi i tregut tė brendshėm tė fuqisė punėtore u krye me ritme mė tė shpejta.

Tani qė mundėsitė pėr tė rritur tokėn pa blerje u prenė dhe kėrkesat fiskale shtetėrore u shtuan, fshatarėt u detyruan t'i kushtonin mė tepėr kujdes edhe shfrytėzimit tė ekonomisė sė tyre. Kjo solli rritjen, ndonėse me ritme tė ngadalshme, tė prodhimit bujqėsor dhe tė kontaktit tė fshatarėve me tregun. Pas viteve 40 fshatarėt filluan tė vinin gjithnjė e mė shpesh nė qytet pėr tė shitur prodhimet e tyre. Tani atyre u nevojiteshin tė holla mė tepėr se mė parė pėr tė paguar taksat shtetėrore qė erdhėn duke u shtuar, qoftė pėr tė blerė artikuj industrialė pėr tė cilat tani kishin nevojė mė tepėr se mė parė.

Zgjerimi i lidhjeve tė fshatit me qytetin i dha gjithashtu hov prodhimit zejtar. Hov morėn sidomos zejtaritė qė pėrpunonin prodhimet e fshatarėve (lėkurė, lesh, li, pambuk, mėndafsh, ullinj, duhan), po edhe zejtaritė qė prodhonin artikuj pėr fshatin (vegla, enė, veshje, mbathje, pajime tė ndryshme). Kjo solli rritjen e numrit tė zejtarėve dhe tė tregtarėve. Nga viti 1842 nė vitin 1888 numri i punishteve zejtare dhe i dyqaneve tregtare nė qytet u rrit: nė Shkodėr nga 2 600 nė 3 500, nė Prizren nga 950 nė 1 560, nė Korēė nga 480 nė 840, nė Berat nga 680 nė 820, nė Elbasan nga 580 nė 730, nė Tiranė nga 610 nė 720, nė Tetovė nga 450 nė 610, nė Prishtinė nga 380 nė 530 etj. Njė rritje tė tillė patėn tė gjitha qytetet e vendit duke pėrfshirė kėtu edhe qytetet e vogla (pėr shembull, brenda tė njėjtės periudhė numri i dyqaneve u rrit nė Pėrmet nga 84 nė 188, nė Gostivar nga 40 nė 97, nė Starovė nga 45 nė 85, nė Peqin nga 48 nė 96, nė Tepelenė nga 15 nė 45 etj.). Veē kėsaj, nė ēdo krahinė fushore ose malore lindi tregu lokal ku fshatarėt vinin ēdo javė, ditėn e pazarit, pėr tė shitur prodhimet e tyre dhe pėr tė blerė sendet e nevojshme. Disa nga kėto qendra tė vogla, tė cilat nė vitet 40 e ruanin akoma karakterin e fshatit, si Fieri, Lushnja, Ballshi, Kėlcyra, Frashėri, Kukėsi, Shijaku, tani kishin me dhjetėra dyqane zejtarie e tregtie.

Depėrtimi me ritme mė tė shpejta i ekonomisė monetare nė fshat u pasqyrua gjithashtu me rritjen e marrėdhėnieve tė shkėmbimit me vendet e huaja. Brenda 50 vjetėve (qė nga viti 1842 deri nė vitin 1892) lėvizja tregtare u rrit afėrsisht katėr herė. Si dhe mė parė, ajo filloi tė zhvillohej kryesisht me anėn e detit. Numri i anijeve qė preknin skelat shqiptare erdhi gjithnjė duke u rritur. Nga rreth 160 ngarkesa e shkarkesa anijesh nė vit qė kryheshin nė mesin e shekullit, numri i tyre arriti, nė fund tė shekullit, nė rreth 400. Nga interesi qė paraqisnin tani viset shqiptare pėr tregun evropian, anijet e shoqėrive tė mėdha tė lundrimit tė Austrisė e tė Italisė, siē ishin "Llojdi", "Pulia" (Puglia), "Adria" filluan tė frekuentonin rregullisht, njė herė, pastaj dy herė dhe mė tutje tri herė nė javė skelat e Shėngjinit, tė Durrėsit, tė Vlorės e tė Sarandės. Madje qysh nė vitet 50 e 60 edhe familjet reshpere shkodrane Daragjati, Bianki dhe Muzhani blenė me fondet e tyre anije me avull, me tė cilat kryenin lundrime tregtare tė rregullta midis skelave shqiptare dhe skelave tė Adriatikut.
Njė zhvillim relativisht tė madh mori gjatė kėsaj periudhe edhe lėvizja tregtare me viset e brendshme tė Gadishullit Ballkanik, e cila, edhe pse kryhej gjithnjė me karvane kuajsh, kishte pėrsėri leverdi pėr tregun e brendshėm shqiptar. Lidhjet gjithnjė e mė tė shpeshta tė fshatit me tregun i tregon sidomos rritja e vėllimit tė artikujve bujqėsorė e blegtoralė, nga rreth 6 milionė franga ari mė 1850 nė afėrsisht 12 milionė franga ari mė 1898, qė eksportoheshin nga skelat shqiptare nė tregjet evropiane. Atė e tregon gjithashtu lista gjithnjė nė rritje e artikujve qė importoheshin nga tregjet e huaja, tė cilat vinin nga jashtė ose nė gjendje tė gatshme (vajguri, sheqer, kafe, pėlhura, vegla, armė, llamba, sapunė, kinkaleri etj.) ose si lėndė e parė dhe pėrpunoheshin nga zejtarėt vendas (hekur, ēelik, plumb, kallaj, zink, lėkurė, stofė etj).

Zhvillimi i tregut tė brendshėm solli si kudo edhe nė Shqipėri nevojėn e veprimeve mė tė lehta financiare dhe tė lėvizjes mė tė shpejtė tė mallrave. Nėn ndikimin e kėtyre nevojave, filluan tė ngrihen dhoma e tregtisė, gjykata tregtare, zyra postare dhe agjenci lundrimi. Qysh nė vitet 80, Banka Perandorake Osmane ēeli degė tė saj nė qendrat e katėr vilajeteve, tė cilat nga ana e tyre krijuan korrespondentė bankarė nė qytetet e tjera tė vendit. Nė tė njėjtėn kohė u ngritėn nė tė gjitha qendrat e sanxhakėve dhe tė kazave degė ose arka tė Bankės Bujqėsore osmane (Ziraat Bankasi), tė cilat kryenin edhe veprime krediti. Gjithashtu krijuan agjenci nė Shkodėr, nė Durrės e nė Vlorė edhe disa nga shoqėritė e mėdha tė sigurimeve tė Triestes e tė Venedikut. Nga 2 shtete tė huaja qė kishin mė 1840 konsullata nė viset shqiptare (Franca, Anglia), nė fund tė shek. XIX kishin konsullatat e tyre nė kėto vise 9 shtete (Franca, Anglia, Austria, Italia, Rusia, Greqia, Serbia, Rumania, Mali i Zi). Qė nga pjesa e fundit e shek. XIX, nėn presionin e kėrkesave tė reshperėve shqiptarė, u dukėn edhe hapat e parė nė ndėrtimin e rrugėve tė komunikacionit, nga tė cilat patėn njė farė interesi rrugėt e qerreve qė lidhėn Shkodrėn me Lezhėn e Shėngjinin, Tiranėn me Durrėsin e Kavajėn, Sarandėn dhe Gjirokastrėn me Janinėn, Manastirin me Korēėn dhe Janinėn, Elbasanin me Kavajėn e Durrėsin. Gjatė viteve 70 u ndėrtua gjithashtu hekurudha Selanik-Shkup-Mitrovicė, e cila kalonte pėrmes viseve tė Kosovės.

Shthurjen gjatė kėsaj periudhe me ritme mė tė shpejta tė ekonomisė natyrore dhe zhvillimin e mėtejshėm tė tregut tė brendshėm e tregon mė nė fund ngritja e dyqaneve tregtare dhe e punishteve zejtare nėpėr fshatrat e vendit. Nė vitet 40 tė tilla dyqane jashtė qyteteve ishin shumė tė rralla, gjė qė ndodhte pjesėrisht edhe nga pasiguria qė sundonte nė kėto vise.

Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, edhe pse pasiguria nuk u likuidua plotėsisht, numri i tyre erdhi vazhdimisht duke u rritur, nė mėnyrė tė veēantė nė ato krahina tė Shqipėrisė sė Jugut ku ekonomia monetare kishte depėrtuar me ritme mė tė shpejta se gjetkė. Sipas njoftimeve zyrtare turke, nė vitet 80 kishte jashtė qyteteve: nė kazanė e Korēės me 168 fshatra 1 175 dyqane, nė atė tė Beratit me 175 fshatra 360 dyqane, nė kazanė e Pėrmetit me 140 fshatra 340 dyqane, nė atė tė Gjirokastrės me 62 fshatra 240 dyqane, nė atė tė Delvinės me 130 fshatra 140 dyqane, nė kazanė e Vlorės me 64 fshatra 45 dyqane, nė atė tė Tepelenės me 61 fshatra 35 dyqane. Rrjeti i dyqaneve u ngrit, ndonėse me pėrpjestime mė tė vogla, edhe nė vise tė tjera tė vendit. Pėr shembull, po atė vit kishte: nė kazanė e Peqinit me 97 fshatra 80 dyqane, nė atė tė Dibrės sė Epėrme me 142 fshatra 76 dyqane, nė kazanė e Dibrės sė Poshtme me 38 fshatra 25 dyqane, nė kazanė e Elbasanit me 97 fshatra 20 dyqane, nė atė tė Matit me 33 fshatra 15 dyqane, nė atė tė Gramshit me 66 fshatra 5 dyqane etj.

Shtrirja e rrjetit tė tregtisė nė fshat i dha njė shtytje tė madhe forcimit tė lidhjeve ekonomike midis tregjeve lokale dhe qyteteve kryesore, njėkohėsisht edhe midis vetė qyteteve kryesore tė vendit. Me gjithė pengesat qė vinin nga vėshtirėsitė e komunikacionit dhe nga pasiguria e qarkullimit, qendrat kryesore ekonomike tė vendit tashmė u lidhėn me njėra-tjetrėn ose drejtpėrdrejt, ose tėrthorazi, duke u kthyer nė hallka tė veēanta tė tregut tė brendshėm kombėtar. Si rezultat i kėtij zhvillimi, gjatė kėsaj periudhe u formua bashkėsia e jetesės ekonomike nė viset shqiptare.

Nėse brenda teje ndjen se ke dashuri , nuk ke nevojė pėr asgjė tjetėr , por nėse nuk ke , nuk ka fare rėndėsi ēfarė tjetėr ke.

 

Tė gjitha te drejtat e rezervuara nė www.Ndjenja.tk
Ēdo kopjim apo shpėrndarje e artikujve tė ndryshėm duhet tė bėhet duke cituar burimin.
Tė gjitha postimet nė kėtė Forum janė pronė e Anėtarit pėrkatės
.
NDJENJA FORUM | FACEBOOK | CHAT | BORDI DREJTUES | RREGULLORJA | PRIVATĖSIA DHE ANONIMITETI | NA KONTAKTONI