Ndryshimet administrative. Organizimi i vilajeteve
Pasi shtypi qėndresėn e feudalėve separatistė provincialė, Porta e Lartė nuk e rimėkėmbi mė sistemin e vjetėr administrativ tė ejaleteve, i cili ishte pėrmbysur nė viset shqiptare qysh nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, pjesėrisht nga anarkia feudale qė pushtoi kėto vise dhe kryesisht nga ekzistenca relativisht e gjatė e pashallėqeve tė Shkodrės e tė Janinės. Vendin e ejaleteve e zunė pashallėqet, tė cilat u ndėrtuan mbi parimet centraliste. Pėr tė mos u dhėnė mundėsi guvernatorėve provincialė qė tė forcoheshin politikisht dhe ekonomikisht, njėsitė e reja administrative ishin shumė mė tė vogla se ejaletet e dikurshme. Nė krye tė pashallėqeve tani u emėruan si guvernatorė pashallarė tė karrierės ushtarake, tė pajisur me grada sipas sistemit evropian.
Nė kuadrin e kėsaj reforme administrative, territoret me popullsi shqiptare u ndanė, nė fillim tė viteve 30, midis 9 pashallėqeve (pashallėqet e Manastirit, tė Janinės, tė Shkodrės, tė Prizrenit, tė Pejės, tė Prishtinės, tė Shkupit, tė Vranjės e tė Leskovcit). Kryengritjet qė shpėrthyen nė gjysmėn e parė tė viteve 30 e detyruan Portėn e Lartė t'i krijonte pėrsėri mė 1836 njėsitė e mėdha administrative e sipas kėsaj reforme, viset me popullsi shqiptare u ndanė midis 3 ejaleteve: nė ejaletin e Manastirit, guvernatori i tė cilit, me titullin "valiu i Rumelisė", tani kishte nė administrim pashallėqet e Manastirit, tė Shkodrės, tė Prizrenit dhe tė Pejės; nė ejaletin e Sofjes, me nė krye njė mareshal (myshir), nėn vartėsinė e tė cilit hynė gjithashtu pashallėqet e Prishtinės, tė Shkupit, tė Vranjės, tė Leskovcit e tė Nishit; nė ejaletin e Janinės, me nė krye njė vezir, nė kufijtė e tė cilit hyri, pėrveē trojeve jugore shqiptare, edhe pashallėku i Thesalisė. Mė 1846, pashallėku i Shkodrės dhe ai i Prizrenit u shkėputėn nga valiu i Rumelisė (nga ejaleti i Manastirit) dhe formuan njė njėsi administrative mė vete, me emrin ejaleti i Shkodrės, i varur drejtpėrdrejt nga Stambolli.
Me qėllim qė ta forconte mė tej pushtetin qendror dhe tė rriste kontrollin e vet nė provinca, Porta e Lartė ndėrmori mė 1864 njė reformė tjetėr administrative, sipas sė cilės vendin e ejaleteve e zunė vilajetet, me nė krye njė vali (guvernator). Edhe vilajetet u ndanė si dikur ejaletet nė sanxhakė, nė kaza e nė nahije. Vilajeti u pajis me njė aparat burokratik tė plotė. Nė mėnyrė tė veēantė ky aparat kishte pėr detyrė tė vilte taksat pėr shtetin, tė nxirrte rekrutėt pėr ushtrinė dhe tė suprimonte venomet tradicionale. Sipas shembullit tė shteteve evropiane, nėn urdhrat e valiut qėndronte Mexhlisi, d.m.th. kėshilli administrativ i vilajetit, nga i cili vareshin drejtoritė e ngarkuara pėr sektorė tė veēantė tė administratės (drejtoria e financės, e vakėfeve, e ekonomisė, e arsimit etj.). Repartet ushtarake tė vilajetit me komandantin e tyre me gradė, sipas rastit, gjeneral divizioni ose gjeneral armate, tani vareshin drejtpėrdrejt nga sulltani nėpėrmjet shtatmadhorisė sė pėrgjithshme tė ushtrisė osmane. Krahas tyre kishte njė varg organesh tė tjera, siē ishin ato gjyqėsore dhe zyrat e sheriatit, tė cilat nė disa vise mbetėn pėrsėri nė fuqi, ato tė xhandarmėrisė e tė policisė, tė cilat vareshin drejtpėrdrejt nga valiu.
Njė strukturė administrative pak a shumė tė njėllojtė kishte edhe sanxhaku me kazanė.
Vilajetet nuk u krijuan menjėherė. Madje disa prej tyre u suprimuan dhe u rikrijuan pėrsėri mė vonė. Veē kėsaj, edhe kufijtė e tyre administrativė nuk qenė tė qėndrueshėm. Shpeshherė krahina tė tėra shkėputeshin nga njė vilajet dhe futeshin nėn vartėsinė e njė vilajeti tjetėr.
Trojet shqiptare u prekėn pjesėrisht nga reforma e re administrative mė 1867 me krijimin e vilajetit tė Selanikut, i cili pėrfshiu disa krahina tė Shqipėrisė Lindore (rrethet e Matit, tė Dibrės, tė Strugės, tė Pogradecit e tė Korēės). Dy vjet mė vonė, mė 1869, u krijua vilajeti i Shkodrės, nė kufijtė e tė cilit hynė, pėrveē viseve tė Shqipėrisė Veriore, edhe krahinat e Matit, tė Dibrės, tė Prizrenit, tė Gjakovės etj. Mė 1873 kufijtė e vilajetit tė Shkodrės u ngushtuan nė favor tė njė vilajeti tė ri, tė vilajetit tė Prizrenit, i cili pėrfshiu gjithė Kosovėn sė bashku me sanxhakėt e Dibrės, tė Shkupit e tė Nishit. Gjatė kėsaj kohe edhe ejaleti i Janinės u kthye nė njė vilajet.
Megjithatė, ndryshimet mė tė shpeshta dhe mė tė thella harta e vilajeteve i pėsoi gjatė viteve tė Krizės Lindore (1875-1878). Nė mėnyrė tė veēantė vilajeti i Kosovės, qendra e tė cilit kaloi nga Prizreni nė Prishtinė, pėsoi ndryshime tė rėndėsishme nė shtrirjen e vet territoriale pothuajse ēdo vit, nė ndonjė rast edhe dy herė nė vit. Kėshtu, pėr shembull, mė 1875 ai shtrihej vetėm nė viset e Kosovės, kurse dy vjet mė vonė nėn juridiksionin e tij u pėrfshi njė territor i gjerė, qė nga Dibra deri nė Nish. Po ashtu ndodhi edhe me vilajetin e Shkodrės, i cili, pasi u suprimua mė 1875, u riorganizua mė 1877 jo si vilajet, por si ejalet, me njė territor gati dy herė mė tė vogėl se ai qė kishte katėr vjet mė parė. Nė tė njėjtėn kohė, vilajeti i Manastirit, i cili u krijua pėr tė parėn herė mė 1875, dy vjet mė vonė u suprimua duke hyrė nė juridiksionin e vilajetit tė Selanikut.
Pavarėsisht nga kėto ndryshime tė thella dhe tė shpeshta, trojet shqiptare mbetėn mė tepėr tė ndara midis katėr vilajeteve. Veē kėsaj, nė secilin nga kėto vilajete u pėrfshinė edhe kombėsi tė tjera: nė vilajetin e Kosovės popullsi shqiptare, serbe e maqedone, nė atė tė Manastirit popullsi shqiptare, maqedone e greke, nė vilajetin e Janinės popullsi shqiptare, greke dhe vllehe, kurse nė atė tė Shkodrės popullsi shqiptare e malazeze. Megjithatė, shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė ēdonjėrin prej tyre dhe nė tė katėr vilajetet tė marra sė bashku. Mė shumė se kurdoherė tani qė nė Ballkan kishin marrė hov tė madh lėvizjet pėr ēlirim kombėtar, qėllimi qė ndiqte Porta e Lartė me kėtė politikė administrative ishte t'i mbante tė pėrēara popullsitė joturke tė Perandorisė, duke i vėnė nė grindje kombėsitė e ndryshme tė njė vilajeti dhe duke penguar bashkimin politik tė popullsisė sė njė kombėsie tė vetme, qė ishte e shpėrndarė nė vilajete tė ndryshme.
Harta administrative e Perandorisė Osmane nė Gadishullin Ballkanik u bė pak a shumė e qėndrueshme vetėm pasi kaloi tallazi i Krizės Lindore. Por edhe tani trojet shqiptare mbetėn tė copėtuara midis katėr vilajeteve. Madje, njė pjesė e trungut etnik (krahina e Ulqinit) dhe disa vise tė brezit anėsor (krahinat e Podgoricės, tė Shpuzės, tė Vranjės, tė Leskovcit e tė Nishit) tani mbetėn jashtė Perandorisė Osmane, pra jashtė katėr vilajeteve, pasi u aneksuan nga Mali i Zi dhe nga Serbia nė vitet 1878-1880. Mė 1888 ndarja e katėr vilajeteve nė sanxhakė dhe e sanxhakėve tė tyre nė kaza, ndarje e cila mbeti nė fuqi deri nė fund tė sundimit osman, ishte nė kėtė mėnyrė:
Vilajetet Sanxhakėt dhe kazatė vilajeti i Shkodrės 1. Sanxhaku i Shkodrės (kazaja e Shkodrės, e Tuzit, e Lezhės, e Pukės, e Mirditės, e Krujės)?.
2. Sanxhaku i Durrėsit (kazaja e Durrėsit, e Kavajės, e Shijakut, e Tiranės).
vilajeti i Kosovės 1. Sanxhaku i Shkupit (kazaja e Shkupit, e Kumanovės, e Kaēanikut, e Shtipit, e Radovishtės, e Koēanės, e Kratovės, e Peēevės, e Egri-Palankės).
2. Sanxhaku i Prizrenit (kazaja e Prizrenit, e Lumės, e Tetovės).
3. Sanxhaku i Pejės (kazaja e Pejės, e Gjakovės, e Gucisė, e Beranės, e Tėrgovishtės).
4. Sanxhaku i Prishtinės (kazaja e Prishtinės, e Mitrovicės, e Vuēiternės (e Vushtrisė), e Gjilanit, e Preshevės).
5. Sanxhaku i Pazarit tė Ri - Novi Pazari (kazaja e Pazarit tė Ri, e Senicės, e Kolashinit, e Akovės, e Novi Varoshit, e Prepoljes).
vilajeti i Manastirit 1. Sanxhaku i Manastirit (kazaja e Manastirit, e Ohrit, e Follorinės, e Kėrēovės, e Pėrlepit).
2. Sanxhaku i Korēės (kazaja e Korēės, e Starovės, e Bilishtit, e Oparit, e Kolonjės, e Kosturit, e Hurupishtit).
3. Sanxhaku i Elbasanit (kazaja e Elbasanit, e ēermenikės, e Peqinit, e Gramshit).
4. Sanxhaku i Dibrės (kazaja e Dibrės, e Radomirės, e Matit, e Rekės).
5. Sanxhaku i Selfixhesė (kazaja e Selfixhesė, e Kozhanit, e Naseliēit, e Lapsishtit, e Grebenesė, e Kajlarit, e Elasonės).
vilajeti i Janinės 1. Sanxhaku i Janinės (kazaja e Janinės, e Leskovikut, e Konicės, e Filatit, e Ajdonatit, e Mecovės).
2. Sanxhaku i Gjirokastrės (kazaja e Gjirokastrės, e Tepelenės, e Pėrmetit, e Himarės, e Delvinės, e Pogonit).
3. Sanxhaku i Beratit (kazaja e Beratit, e Vlorės, e Myzeqesė, e Mallakastrės, e Skraparit, e Tomorricės).
4. Sanxhaku i Prevezės (kazaja e Prevezės, e Margėllėēit, e Paramithisė, e Lorosit).
Popullsia qė banonte nė territoret e 4 vilajeteve ishte mė 1850, afėrsisht 1 700 000 banorė, kurse mė 1912 rreth 2 354 000 banorė*. Kjo rritje shumė e ngadalshme (40% brenda 60 vjetėve) pėrcaktohej nga niveli ekonomik e shoqėror shumė i prapambetur i vendit, konkretisht nga pėrqindja e lartė e vdekshmėrisė sė fėmijėve, nga epidemitė e shpeshta qė pllakosnin Turqinė, nga mesatarja e ulėt e moshės sė popullsisė dhe nga mėrgimi i dendur qė pushtoi kėto vise pas mesit tė shek. XIX.
Pėr nga numri i banorėve katėr vilajetet kishin dallime tė ndjeshme ndėrmjet tyre. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė sundimit osman, popullsinė mė tė madhe e kishte vilajeti i Kosovės, i cili kishte nė tė njėjtėn kohė edhe numrin mė tė madh tė popullsisė shqiptare. Pastaj vinin me radhė vilajeti i Manastirit, i Janinės dhe i Shkodrės. Sipas statistikave zyrtare osmane tė vitit 1912 popullsia e tė katėr vilajeteve ishte afėrsisht kjo:
Vilajetet Popullsia Popullsia shqiptare %
vilajeti i Kosovės 909 700 258 900 61,4 %
vilajeti i Manastirit 694 800 375 900 54,1 %
vilajeti i Janinės 559 700 330 800 59,1 %
vilajeti i Shkodrės 190 000 186 500 98,2 %
gjithsej 2 354 200 1 452 100 61,7 %
Sipas pėrllogaritjeve tė pėrafėrta, pėrbėrja etnike e popullsisė sė katėr vilajeteve tė marra bashkėrisht (pa sanxhakun e Selfixhesė) ishte mė 1912:
shqiptarė ...... 1.452.100 "61,7%"
maqedonė ....... 317 500 "13,5%"
grekė ....... 170 000 "7,3%"
serbė ....... 163 900 "6,9%"
turq ........ 130 400 "5,5%"
vllehė ....... 117 400 "5,4%"
tė ndryshėm .... 2 200 "0,1%"
gjithėsej ...... 2 354 200 frymė 100 %
Raporti i shqiptarėve kundrejt kombėsive tė tjera ndryshonte nga njėri vilajet nė tjetrin. Nė vilajetin e Shkodrės shqiptarėt pėrfaqėsonin 98,2 %, kurse malazezėt 0,6 %, tė tjerėt 2 %. Nė vilajetin e Janinės, kundrejt shqiptarėve qė zinin 59,1 %, grekėt mbulonin 29,4 %, vllehėt 10,4 %, tė tjerėt 1,1 %. Nė vilajetin e Kosovės, ku qe pėrfshirė edhe pjesa lindore e Maqedonisė, me shumė pak banorė shqiptarė (kazatė e Shtipit, tė Radovishtės, tė Koēanės, tė Kratovės, tė Peēevės, tė Kriva-Palankės), shqiptarėt pėrfaqėsonin 61,4 %, kurse serbėt 16,2 %, maqedonėt 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, nė vilajetin e Kosovės, shqiptarėt pėrfaqėsonin 79,1 %. Nė vilajetin e Manastirit, pas shqiptarėve qė zinin 54,1 %, vinin maqedonėt 27,3 %, vllehėt 7,4 %, turqit 5,8 %, serbėt 2,1 %, tė tjerė 0,1 %.
Shpėrndarja e popullsisė shqiptare nuk ishte e njėllojtė as nė 16 sanxhakėt e katėr vilajeteve. Nė 11 sanxhakė shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė, nga 62,2 % nė atė tė Prevezės deri nė 98 % nė atė tė Shkodrės. Kėta sanxhakė ishin: i Shkodrės, i Elbasanit, i Durrėsit, i Beratit, i Dibrės, i Pejės, i Prizrenit, i Prishtinės, i Gjirokastrės, i Korēės dhe i Prevezės. Nė katėr sanxhakėt e tjerė, raporti i shqiptarėve me popullsitė e tjera ishte i tillė: nė atė tė Novi Pazarit shqiptarėt pėrbėnin gjysmėn e popullsisė; nė atė tė Shkupit shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė vetėm nė kazanė e Shkupit dhe nė qytet; nė sanxhakun e Manastirit po ashtu shqiptarėt kishin shumicėn vetėm nė kazanė e qendrės dhe nė qytetin e Manastirit; nė sanxhakun e Janinės shqiptarėt pėrbėnin shumicėn nė pjesėn perėndimore tė tij; nė sanxhakun e Selfixhes shqiptarėt nuk ēonin peshė.
Me kėtė strukturė etnike, katėr vilajetet perėndimore tė Turqisė Evropiane merrnin kėshtu, si bashkėrisht ashtu dhe veēanėrisht, karakterin e vilajeteve shqiptare. Mbi kėtė bazė lindi platforma e rilindėsve, tė cilėt kėrkonin pėrfshirjen e tyre brenda shtetit tė ardhshėm shqiptar. Megjithatė, atdhetarėt pėrparimtarė, duke qenė mė objektivė, pranonin qė brenda kufijve tė Shqipėrisė mund tė mos pėrfshiheshin kaza tė veēanta pa popullsi shqiptare.