Versioni i Rovena Stefės i kėngės Ēka mka syri dėgjohet nė filmin hollivudian Dead Man Down me aktor kryesor Colin Farrellin dhe me regji tė Niels Arden Oplev.
Nė filmin aksion, romancė dhe dramė, kėnga e Rovenės dėgjohet pėr 32 sekonda dhe ėshtė zgjedhur nga stafi profesional i filmit me buxhet prej 30 milionė dollarėsh.
Marrėveshja ėshtė nėnshkruar ndėrmjet produksionit tė njohur hollivudian DMD Productions dhe TE ROVI Production dhe ėshtė e para kontratė pėr pėrdorim tė njė kėnge shqiptare nė njė film tė Hollywoodit, e cila ka sjellė natyrisht edhe pėrfitime materiale pėr Roveneėn, ka deklaruar menaxherja e kėngėtares, Elisa Stefa.
Nė kėtė film, krahas Farrell, luajnė edhe aktorė tė tjerė tė njohur, si Noomi Rapace, Terrence Howard, si dhe aktori me origjine shqiptare, James Biberi.
Mbikėqyrėsja pėr muzikėn e filmit, Maggie Rodford, personalitet shumė i njohur nė industrinė e filmit nė Hollywood, na kontaktoi nė muajin nėntor 2012, pasi kishte parė dhe dėgjuar kėngėn Malli, nė YouTube. Ajo u shpreh me superlativa pėr vokalin dhe stilin e veēantė, por njėkohėsisht autokton shqiptar tė Rovenės dhe dėshira e tyre ishte tė kishin me patjetėr njė nga kėngėt e Rovenės nė kėtė film, ka shtuar Elisa. /Telegrafi/